Lajme
Numri i të vdekurve nga koronavirusi shkon në 259
Sipas raportimeve të fundit, virusi vdekjeprurës është përhapur në 25 shtete, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Rusinë, ndërsa 10 mijë njerëz janë infektuar.
Autoritetet shëndetësore të Kinës kanë bërë të ditur se ka shkuar në 259 numri i viktimave nga koronavirusi. Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara morën masa për kufizimin e lëvizjes së personave që kanë qenë më herët në Kinë.
Vlen të theksohet se provinca Hubei, e cila është epiqendra e epidemisë së rrezikshme, po vazhdon të mbahet në karantinë. Rrugët janë të mbyllura dhe transporti publik është ndërprerë.
Për shkak të frikës se virusi mund të përhapet edhe më tutje, Shtetet e Bashkuara vendosën masa të rrepta për hyrjne e të huajve që kanë qenë në Kinë kohëve të fundit. Për më tepër, tri kompanitë ajrore kryesore amerikane njoftuan të premten se do t’i anulojnë fluturimet drejt Kinës.
Megjithatë, Gauden Galea, përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kinë, tha se masat për kufizimin e udhëtimeve nuk kanë qenë të nevojshme, shkruan “Reuters”.
“Ne do të donim që shtetet të përqendrohen në përpjekjet për identifikimin e rasteve të mundshme dhe kundërpërgjigjen ndaj ndonjë përhapjeje brenda territoreve të tyre”, tha ai.
Sipas kompanisë për analizimin e të dhënave të udhëtimeve, Cirium, rreth 10 mijë fluturime janë anuluar prej kohës së shpërthimit të koronavirusit, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












