Lajme
Vazhdon përhapja e gripit sezonal në Zvicër: fëmijët, më të prekurit
Në javën e pestë, mjekët në 1000 konsultime të bëra, kanë raportuar 37.8 sëmundje të përafërta me gripin
Në Zvicër po vazhdon të përhapet gripi sezonal. Siç tregojnë shifrat e fundit nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG), foshnjat dhe fëmijët deri në moshën 14-vjeçare janë veçanërisht të prekur nga gripi.
Gjatë javës së kaluar është raportuar një mesatare prej mbi 290 infeksionesh për 100,000 banorë, transmeton albinfo.ch. Siç njofton BAG, tendenca po shkon drejt rritjes.
Numri i rasteve të gripit po rritet në shumë rajone. Ndërkaq, prirja mbetet konstante në kantonet si: Aargau, Basel-Landschaft dhe Basel-Stadt, Solothurn dhe në Zvicrën Qendrore.
Vala e gripit ka arritur në pragun e epidemisë në javën e dytë të janarit
Në javën e pestë, mjekët në 1000 konsultime të bëra, kanë raportuar 37.8 sëmundje të përafërta me gripin, tregojnë shifrat më të fundit nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG).
Prandaj, vala e gripit është ende në rritje: në javën e kaluar kishte 27.2 sëmundje për 1000 këshillime ose 215 sëmundje për 100,000 banorë, përcjell albinfo.ch. Tendenca po rritet. Pragu i epidemisë së 69 rasteve të dyshuara të gripit është arritur në javën e dytë.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër Shitja e sistemeve fotovoltaike ra me pothuajse 30 përqind vitin e kaluar, një ngadalësim i parë... -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së













