Lajme
Zvicra do të zhvillojë referendumin për lejen e atësisë së baballarëve
Zvicra mbetet prapa vendeve të tjera të OECD-së, sa i përket lehonisë për burrat.
Zvicra aktualisht nuk ka pushim ligjor të atësisë, me shumicën e baballarëve vetëm që lejohen të marrin një ditë familjare pushimi kur fëmija i tyre ka lindur.
Duket se qeveria e re zvicrane ka bërë të ditura planet për t’u dhënë të gjithë prindërve leje prindërore, në një përpjekje për t’i bërë baballarët të kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre, tansmeton albinfo.ch.
Por, më shumë se 54.400 nënshkrime të vlefshme u depozituan këtë javë për referendumin kombëtar që kundërshtonte lejen e atësisë dyjavore, njoftoi Kancelaria Federale.
Një minimum prej 50,000 nënshkrime janë të nevojshme për një referendum për të ecur përpara, shkruan “TheLocal”.
Votimi ka të ngjarë të bëhet në shtator.
Masa u sponsorizua nga Partia Zvicerane e krahut të djathtë, nga disa anëtarë të Liberalëve dhe Demokratët e Krishterë. Ata pretendojnë se propozimi i miratuar nga Parlamenti vitin e kaluar, duke u dhënë baballarve një pushim dyjavor, do të ishte shumë i shtrenjtë, me punëdhënësit dhe punonjësit që ndajnë kostot shtesë.
Barra financiare do të arrijë në 230 milionë franga në vit dhe do të kërkojë një rritje prej 0.05 pikë në kontributet sociale, thonë sponsorët e referendumit.
Pushimi i atësisë ka qenë duke nxitur debate politike në Zvicër me vite, me Parlamentin vazhdimisht duke hedhur poshtë propozime të ndryshme që kërkuan një pushim katërjavor.
Deputetët e shtatorit të kaluar më në fund e mbështetën atë që kërkon një pushim dy-javor, duke e parë atë si një kompromis përballë propozimit katërjavor të zhvilluar nga sindikata Travail.Suisse.
Nënat në Zvicër marrin pushim prej 14 javësh me pagë 80 për qind, deri në maksimum 196 franga në ditë.
Duhet theksuar se në përgjithësi, Zvicra vlerëson dobët në krahasim me vendet e tjera evropiane kur bëhet fjalë për lejen prindërore.
Sipas një raporti të Fondit të Fëmijëve të Kombeve të Bashkuara (UNICEF), Suedia, Norvegjia dhe Islanda kanë politika më të mira miqësore për familjen midis 31 vendeve të pasura, ndërsa Zvicra, Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda renditen më të ulëtat. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci Një qytetar nga Kosova ka pretenduar se është përballur me një rast serioz gjatë kalimit të... -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
Gazeta zvicerane NZZ am Sonntag shkruan për GP Aviation dhe për borxhet e pashlyera -
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përballet me turizëm të mbipopulluar pavarësisht subvencioneve Atraksionet kryesore turistike në Zvicra vazhdojnë të jenë të mbingarkuara, edhe pse autoritetet kanë rritur subvencionet... -
Defekt teknik bllokon përkohësisht faqet zyrtare të dhjetëra komunave dhe kantoneve në Zvicër -
Migros hap supermarketin e parë pa staf në Gjenevë, i hapur të dielave dhe gjatë festave -
Gazeta zvicerane NZZ am Sonntag shkruan për GP Aviation dhe për borxhet e pashlyera -
Turizmi i Zvicrës dështon me drejtimin e masave të vizitorëve














