Kosova
Kurti: “Grenell i ka dhënë energji të re procesit të dialogut”
"Unë kam gatishmëri për dialog. Nuk dua të paragjykoj shpejtësinë e arritjes së marrëveshjes. Për mua qëndrueshmëria e bisedimeve është shumë e rëndësishme dhe sa më parë që arrijmë marrëveshje, aq më mirë."
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka folur për gatishmërinë e tij për përfshirje në dialogun me Serbinë, si dhe për përfshirjen e SHBA-së në këtë proces përmes emisarit special të presidentit Trump, ambasadorit Richard Grenell.
Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian që të dyja janë të pazëvendësueshme për Kosovën nëpër të gjitha proceset, në të cilat ne kalojmë – përfshirë këtu edhe atë të bisedimeve me Serbinë. Po ashtu, ai shprehet optimist që rolet e tyre mund të jenë përplotësuese, edhe atëherë kur nuk janë të njëjta. Në këtë kuptim, pa dyshim që ne e mirëpresim angazhimin amerikan në raportet tona me Serbinë. “Grenell i ka dhënë energji të re procesit të dialogut”, ka thënë Kurti.
Gjithashtu, Kurti tregon se Ambasadori amerikan në Berlin beson që për investime ekonomike në rajon dhe se marrëveshja është çelësi. “Unë nuk e mohoj që një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë do t’i ndihmonte perspektivës së zhvillimit ekonomik të rajonit, por si kryeministër i Republikës së Kosovës, si fitues i zgjedhjeve, që ka garuar me një program të fuqishëm ekonomik, besoj që këtu nuk duhet neglizhuar tre faktorë të rëndësishëm”, shprehet Kurti.
“I pari është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë që krijon besueshmëri për investitorët. I dyti është luftimi i varfërisë së popullsisë, në mënyrë që të ngrihet kërkesa agregate për mallrat dhe gjithashtu mendoj se e treta është jo më pak e rëndësishme – qasja sa më e lehtë në financa, pra në një lloj të kapitalit fillestar për ndërmarrësinë ekonomike”, tha Kurti. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf Një vrasje me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani. Mësohet se...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
Jeta në Zvicër
-
Deputetët e Gjenevës shprehen kundër dhënies së të drejtave të plota politike për të huajt Banorët e vjetër të qytetit dhe kantonit më ndërkombëtar të Zvicrës tashmë kanë të drejtë të...
-
SBB aktualisht nuk shet bileta për biçikleta për udhëtime jashtë vendit
-
Stuhia e vitit të kaluar në La-Chaux-de-Fonds shkaktoi 120 milionë franga dëme
-
Kaosi i tifozëve të Servette në ndeshjen e futbollit, i dyshuari mund të akuzohet
-
Dëmtimi i bustit të Skënderbeut në Gjenevë, reagon Ambasadori i Shqipërisë