Bota
Arrestohet shqiptari i shumëkërkuar në Itali
Mediat italiane informojnë sot se policia italiane e Foggias në bashkëpunim me atë të Barit kanë arrestuar një 51 veçar shqiptar i shpallur në kërkim e i konsideruar një trafikant i rrezikshëm droge.
Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane që nga janari i 2020 pasi mundi t’i shpëtoj operacionit të antidrogës së Barit ku u arrestuan 22 anëtarë të një grupi kriminal italo-shqiptarë që trafikonte drogë e armë në territorin e Puglias.
51 vjeçari shqiptar prej një muaji qëndronte i fshehur në një fermë në jug të Foggias. Pas sinjalizimeve, ndërtesa u vë në mbikqyrje nga policia italiane që me anë të aparaturave speciale mundi të identifojë personin që fshihej brenda banesës e që tregonte mjaft kujdes për të mos lëvizuar jashtë mureve të saj.
Në momentin e arrestimit 51 vjeçari shqiptar tentoi të fshihej në çati.
Burri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është arrestuar për akuzën e trafikut të marijuanës, kokainës, heroinës e hashashit si dhe anëtar i një grupi kriminal me veprim në Andria, Barletta, Foggia, Cerignola e pothuasje në të gjithë territorin verior në provincën e Barit.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike












