Kosova
Lutfi Haziri e konfirmon: Isa Mustafa, kandidat për president
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për skenarët e zgjidhjes së ngërçit mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Haziri ka thënë se marrëveshja mes LDK-së dhe LVV-së është arritur pa ndonjë ndërmjetësim ndërkombëtar.
Ai ka thënë se përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, vetëm ka përcjellë mesazhin e BE-së që institucionet të formohen sa më shpejt, por nuk ka ndikuar në marrëveshje.
Nënkryetari i LDK-së ka deklaruar në Rtv Dukagjini se takimi me Besnik Bislimin e LVV-së, që kishin pasur pas takimit me Borrelin, ka qenë përcaktues për arritjen e marrëveshjes.
Haziri thotë se me Vetëvendosjen i kanë diskutuar 19 opsione për arritjen e marrëveshjes për koalicion.
Duke folur për zgjedhjen e presidentit, ai thotë se kreu i LDK-së, Isa Mustafa, dhe ai i LVV-së, Albin Kurti, janë dakorduar që propozimi të vijë nga LDK-ja.
Haziri ka thënë se Isa Mustafa ka kërkuar nga zyrtarët e LDK-së që të mos lakohet emri i tij dhe as emra të tjerë për president deri sa të vijë afati kushtetues, përcjell Telegrafi.
Haziri ka thënë se megjithatë askush nuk ka dyshim në LDK se Isa Mustafa do të ishte i nominuari për president nëse ato zgjedhje do të bëheshin nesër.
I dyti i LDK-së megjithatë ka thënë se mënyra se si do të veprojë Lista serbe në zgjedhjen e presidentit do të ketë shumë rëndësi në këtë proces.
“Lista serbe nuk është pjesë e koalicionit dhe mënyra se si do të veprojnë ata, do të jetë shumë me rëndësi në këtë proces”, tha Haziri.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim Lekë Jaha, nxënës i klasës së parë në “Finnish School of Kosovo”, përfundoi me sukses programin... -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Inaugurohet Spitali Veterinar “Mitro Vet”, bashkëpunimi kosovar-zviceran -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz
Jeta në Zvicër
-
Zvicra frankofone: Apartamentet bëhen të pabanueshme gjatë vapës, qiramarrësit mund të kërkojnë ulje Shoqatat e qiramarrësve në Zvicrën frankofone thonë se temperaturat ekstreme po i bëjnë disa banesa të... -
Gjinekologu dënohet për vepra seksuale ndaj pacienteve në Zvicër -
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër












