Uncategorized
Maqedoni e Veriut: Flamuri i NATO-s ngrihet para Parlamentit
Me 114 vota pro dhe asnjë kundër, Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi Protokollin për anëtarësim të vendit në NATO.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, tha se vendi ka kaluar nëpër shumë kriza politike, por përcaktimet për NATO dhe BE, nuk kanë ndryshuar asnjëherë. “Qytetarët mbështesin këtë proces”, tha Pendarovski. Ndërsa kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, nënvizoi momentin historik, të cilin e ndau bashkë edhe me kryetarët dhe përfaqësuesit e parlamenteve të vendeve anëtare të NATO-s. Sipas tij, Maqedonia e Veriut është veterane në aderimin në NATO dhe rrumbullakësimi i agjendës reformuese pothuajse tri dekadëshe të NATO-s do të thotë edhe fillim i një ere të re në Aleancë, bashkë me 29 vendet anëtare të tjera.
Protokolli për anëtarësim në NATO është teksti i marrëveshjes, i hartuar më 4 prill të vitit 1949 dhe për herë të parë është nënshkruar në Uashington. Në Marrëveshjen, e cila ka 14 nene, mes të tjerash thuhet se nënshkruesit detyrohen të zgjidhin çfarëdo kontesti ndërkombëtar, në të cilët ata mund të jenë të përfshirë, me mjete paqësore, në mënyrë që të mos rrezikohet paqja ndërkombëtare, siguria dhe drejtësia dhe në kuadër të marrëdhënieve ndërkombëtare do të përmbahen nga kërcënimet ose nga përdorimi i forcës, në çfarëdo mënyre qoftë, që nuk është në pajtueshmëri me Kombet e Bashkuara.
Parlamenti i Maqedonisë së Veriut duke ndjekur shembullin e Malit të Zi, ratifikoi para kohe Protokollin, kjo për shkak të zvarritjes së krijimit të institucioneve të reja në Spanjë, shtet i cili është i vetmi që ende nuk e ka ratifikuar marrëveshjen për aderim të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 12 prillit në Maqedoninë e Veriut. Pas ratifikimit në ceremoninë e rastit u realizua ngritja e flamurit të NATO-s para godinës së Parlamentit, shkruan Topchannel, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029










