Maqedonia
Maqedonia e Veriut ratifikon Protokollin e anëtarësimit në NATO
SHKUP – Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ka miratuar Ligjin për ratifikimin e Traktatit të Atlantikut të Veriut me mbështetjen e 114 nga 120 deputetë. Ligji do të hyjë në fuqi kur Spanja, e vetmja anëtare e NATO-s, të ratifikojë Protokollin e pranimit të Maqedonisë së Veriut, raporton PlusInfo.
Më parë, Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, vuri në dukje në fjalën e tij se rruga drejt NATO-s nuk ishte aspak e lehtë dhe e ndërthurur me shumë momente të trazuara. Ai përgëzoi anëtarësimin e ardhshëm në NATO, duke theksuar përkushtimin që qeveritë, parlamentet dhe qytetarët kanë bërë ndër vite me mbështetjen e tyre të vazhdueshme për anëtarësimin në NATO.
Ish-kryeministri Zoran Zaev shkruan për votimin në Twitter.
“Maqedonia e Veriut më në fund do të bëhet pjesë e NATO-s! Falënderoj të gjithë deputetët që
ishin të vetëdijshëm për përgjegjësinë historike që kanë dhe gjithashtu për guximin e tyre për të
marrë vendime që ndryshojnë të ardhmen. Vendi ynë është në BE dhe në NATO”, ka shkruar
Zaev në Twitter, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci Një qytetar nga Kosova ka pretenduar se është përballur me një rast serioz gjatë kalimit të... -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
Gazeta zvicerane NZZ am Sonntag shkruan për GP Aviation dhe për borxhet e pashlyera -
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përballet me turizëm të mbipopulluar pavarësisht subvencioneve Atraksionet kryesore turistike në Zvicra vazhdojnë të jenë të mbingarkuara, edhe pse autoritetet kanë rritur subvencionet... -
Defekt teknik bllokon përkohësisht faqet zyrtare të dhjetëra komunave dhe kantoneve në Zvicër -
Migros hap supermarketin e parë pa staf në Gjenevë, i hapur të dielave dhe gjatë festave -
Gazeta zvicerane NZZ am Sonntag shkruan për GP Aviation dhe për borxhet e pashlyera -
Turizmi i Zvicrës dështon me drejtimin e masave të vizitorëve













