Lajme
Edhe në Australi u festua 12-vjetori i Pavarësisë së Kosovës
Diaspora shqiptare në Australi zhvillon veprimtari festive dhe humanitare për 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Përfaqësuesit e komunitetit shqiptar do të angazhohen në grumbullimin e ndihmave për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri dhe nga zjarret në Australi, transmeton albinfo.ch.
Pra, të ardhurat nga koncerti do t’u dedikohen viktimave nga tërmeti në Shqipëri dhe familjeve të prekura nga zjarret në Australi. Ambasada e Republikës së Kosovës organizon pritje zyrtare për Komunitetin Australian Shqiptar më 24 shkurt në Kanberra, shkruan sbs shqip.
Ndërkohë, shënimi i Pavarësisë së Kosovës për Komunitetin Australian Shqiptar në Melburn fillon më 16 shkurt.
Komuniteti Australian Shqiptar në Melburn vazhdon me shënimin e Pavarësisë më 17 Shkurt, me ceremonin e ngritjes së flamurit në “Federtion Square”, në Melbourne.
Po ashtu, ky komunitet fton të gjithë që kanë mundësi të vijnë në sheshin e Federatës, në qendër të Melburnit, për ngritje e flamurit të Republikës së Kosovës në mëngjes, nga ora 8:30.
Flamuri i Kosovës për herë të parë është ngritur në shesh në vitin 2013. Flamuri do të valojë gjatë gjithë ditës në vendin më të frekuentuar në Melbourne. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë













