Lajme
Zuckerberg tashmë do të paguajë më shumë taksa në Evropë
Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Facebookut, Mark Zuckerberg, pranon të paguajë më shumë taksa në vende të ndryshme, veçanërisht në Evropë.
Ai gjatë një fjalimi në Konferencën e Sigurisë së Munihut tha se dëshiron një reformë tatimore.
“Ne e pranojmë që reformat mund të nënkuptojnë se duhet të paguajmë më shumë taksa dhe ta paguajmë atë në vende të ndryshme nën një kornizë të re. Unë e kuptoj që ka zhgënjime se si kompanitë e teknologjisë tatohen në Evropë. Ne gjithashtu duam reformë tatimore dhe unë jam i kënaqur që Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim po e shikon këtë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Po ashtu, Zuckerberg bëri thirrje që Evropa të rregullojë rrjetet sociale për çështje të tilla si mesazhe politike, privatësi ose të rrezikojë të humbasë bazat ndaj rregullave “autoritare” të përcaktuara nga vende të tilla, si Kina.
Facebook dhe kompani të tjetra janë akuzuar vazhdimisht se nuk kanë paguar shumën e duhur të taksave në shtetet ku veprojnë.
Zyrtarët qeveritarë janë pajtuar të negociojnë rregulla të reja për atë se ku duhet të paguhet taksa dhe çfarë pjese të fitimit duhet të tatohet kur bizneset e mëdha dixhitale nuk kanë një prani fizike në treg, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane Studiuesit kanë bërë që toka të dridhet në Zvicrën jugore, duke shkaktuar mijëra tërmete të vogla... -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit












