Lajme
Në Aeroportin e Bazelit, parkimin e veturave do ta bëjnë robotët
Projekti pritet të ndihmojë në shfrytëzimin sa më të mirë të hapësirave ekzistuese të parkimit dhe ta bëjë më të lehtë menaxhimin e parkimit
Sigurisht, shumëkush nga ne ka ëndërruar që të lirohet nga angazhimi bezdisës për gjetjen e një vendparkimi të lirë, sidomos kur është gjndur në një aeroport të frekuentuar shumë. Në aeroportin e Bazelit, ka shanse që së shpejti të “shpëtojmë” nga një bezdi e tillë…
Në zonat e hapura të parkimit në jug-lindje të terminalit të “Euroairport”, (siç quhet aeroporti Basel-Mulhouse), pritet të angazhohen robotë, shkruan srf.ch. Ata do të kërkojnë hapësirat e lira për parkim të makinave të udhëtarëve dhe do t`i parkojnë ato në mënyrë të pavarur.
Qeveria e Bazelit (Kantoni dhe qyteti Baselstadt)i ka dhënë projektit dritën e gjelbër për përpunim të mëtutjeshëm, transmeton albinfo.ch. Projekti pritet të ndihmojë në shfrytëzimin sa më të mirë të hapësirave ekzistuese të parkimit dhe ta bëjë më të lehtë menaxhimin e parkimit, thuhet në shpjegimin e Qeverisë së Bazelit.
Për më tepër, me jetësimin e projektit të ri do të përmirësohet edhe cilësia e shërbimit për pasagjerët .
Në mënyrë që Euroairport të avancojë më tutje projektin e tij në Zyrën Federale për Aviacionin Civil, ai ka nevojë, mes të tjerash, për dritën jeshile edhe nga qeveria e Kantonit tjetër fqinj, atij Baselland.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër Shitja e sistemeve fotovoltaike ra me pothuajse 30 përqind vitin e kaluar, një ngadalësim i parë... -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së













