Lajme
Zvicra, ende pa masa kundër koronavirusit, pas shpërthimit të tij në Itali
Sipas autoriteteve zvicerane, përkundër situatës së tensionuar në Itali, nuk ka nevojë të menjëhershme për të përshtatur masat edhe në Zvicër, thekson Koch nga BAG
Pas shtimit të rasteve të infektimeve me koronavirus në Itali, autoritetet shëndetësore zvicerane po monitorojnë gjithashtu nga afër zhvillimet në vendin fqinj.
Daniel Koch, Shefi i sektorit për sëmundjet e transmetueshme në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) shpjegon lidhur me këtë se: “autoritetet atje po përpiqen të kontrollojnë bartjen e virusit dhe kështu të kursejnë kohë”, shkruan sda.ch.
Koch supozon se autoritetet italiane gjithashtu po bëjnë përpjekje për të zbuluar se si përhapet virusi, transmeton albinfo.ch. Orët e ardhshme me siguri do të jenë vendimtare për të parë nëse virusi po përhapet gjerësisht në Itali. “Është e vështirë të vlerësohet për momentin”, ka thënë Koch.
Por, sipas autoriteteve zvicerane, përkundër situatës së tensionuar në Itali, nuk ka nevojë të menjëhershme për të përshtatur masat edhe në Zvicër, thekson Koch.
Ndërkohë BAG ka bërë të ditur dje gjendjen në lidhje me dymbëdhjetë zviceranët që ishin në karantinë në MS Westerdam në Kamboxhia dhe më vonë në Zvicër: “Rastet e dyshuara për infektim me koronavirus nuk janë konfirmuar, karantina është hequr”, kanë konfirmuar në BAG.
Në Lombardi, regjionin italian në kufi me Zvicrën, deri më tash janë regjistruar 89 të infektuar me koronavirus, dy prej të cilëve kanë vdekur, përcjell albinfo.ch. Autoritetet e atjeshme kanë marrë masa të shumta për të ndërperë përhapjen e virusit, përfshirë këtu edhe ndalimin e ndeshjeve futbollistike, karnevaleve dhe manifestimeve të ndryshme publike, shkuarjes në kisha etj.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër Shitja e sistemeve fotovoltaike ra me pothuajse 30 përqind vitin e kaluar, një ngadalësim i parë... -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së













