Kosova
Kurti tregon se çfarë do të ndodhë me taksën
Nga 15 marsi të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Albin Kurti ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media të enjten.
“Kosova e heq tarifën për lëndën e parë që vjen nga Serbia. Tarifa hiqet tërësisht nëse reflekton Serbia”, ka thënë Kurti, raportojnë mediat kosovare.
Sipas Kurtit, kjo është shenjë e vullnetit të mirë nga ana e Kosovës për fillimin e zgjidhjes së mirëfilltë të problemeve tregtare që kanë dy vendet, përcjell albinfo.ch.
“Për këtë gjest të qeverisë tonë, qeveria e Serbisë t’i përgjigjet me ndërprerjen e fushatës për çnjohjet e Pavarësisë së Kosovës përmes një zotimi të qartë dhe të fillojë me eliminimin e barrierave jo tarifore për Kosovën”, ka thënë Kurti.
“Nga Ministria jonë e Ekonomisë, kamë mësuar se ka një dosje të madhe të shkeljeve të marrëveshjes së CEFTA-s për mallrat kosovare”.
Kurti ka njoftuar se ka pasur takim në mesditë me zvëvendëskryeministrin Hoti, dhe në vija të trasha e ka njoftuar se sot do të dalë me qëndrimin sa i përket reciprocitetit me një anë dhe heqjen e tarifës për lëndën e parë që vjen nga Serbia.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike 18-vjeçari iu ishte afruar shumë komponentëve elektrikë të trenit dhe për pasojë pësoi një goditje elektrike... -
Çfarë dihet për popullsinë e banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026 -
Rënia e udhëtimeve të zviceranëve drejt SHBA-së pritet të vazhdojë -
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2%














