CH-Ballkani
Vendet më të varfra në Evropë, 6 në Ballkan
Më shumë se 731 milionë njerëz jetojnë në Evropë. Nga vendet e tjera Evropa shihet si një vend me pasuri dhe standard të lartë jetese, por jo gjithmonë ndodh kështu
Së bashku me vendet e pasura dhe të zhvilluara, në Evropë ka edhe shtete, popullata e të cilëve bën një jetë mjaft modeste dhe shpesh në kushte të vështira, transmeton Scan.
Ja 9 vendet më të varfra në Europë duke u bazuar në të dhënat e FMN-së për PBB-në për banor, përcjell albinfo.ch.
Bullgaria
Prodhimi i Brendshëm Bruto për banorë është 9.267 dollarë. Ky vend ndodhet në Evropën Juglindore. Përkundër faktit se vitet e fundit ekonomia e vendit po forcohet, Bullgaria mbetet një nga vendet më të varfëra të Evropës.
Mali i Zi
PBB-ja për banorë është 8,652 dollarë dhe është vetëm 40% e mesatares evropiane të vitit 2010, sipas Eurostat. Ekonomia e vendit u rrit me një shkallë mjaft të lartë deri në vitin 2008, kur filloi kriza financiare, e cila goditi rëndë vendin. Sidoqoftë, vitet e fundit situata në Mal të Zi gradualisht po përmirësohet, thonë ekspertët.
Serbia
PBB-ja për banorë është 7,243 dollarë. Ky vend është goditur fort nga kriza financiare e vitit 2008. Para kësaj, vendi ka përjetuar rritje të konsiderueshme ekonomike për tetë vjet, por që nga viti 2009, ekonomia e vendit ka qenë në recesion. Kjo çoi në një rritje të borxhit publik në 63.8% të PBB-së.
Bjellorusia
PBB-ja për banorë është 6.306 dollarë, sipas FMN për vitin 2018. Industria është sektori më i fortë i ekonomisë së vendit. Ekspertët e FMN-së shënojnë faktorë të tillë si investimi i zvogëluar, nivelet më të ulëta të importeve, si dhe kërkesa më e ulët. Të gjitha këto, kanë bërë që Bjellorusia të konsiderohet një nga vendet më të varfëra në Evropë.
Maqedonia Veriore
PBB-ja për banorë është 6,100 dollarë. Maqedonia karakterizohet nga një ekonomi e hapur, baza e së cilës (90% e PBB-së) është tregtia. Vitet e fundit, situata në vend është duke u përmirësuar, megjithatë, reformat dhe masat e ndërmarra nga qeveria, niveli i papunësisë dhe varfërisë është ende i lartë.
Bosnja dhe Hercegovina
PBB-ja për banorë është 5,674 dollarë. Një vend që i mbijetoi luftës në vitet ’90 të shekullit të 20-të. Aktualisht, autoritetet po përpiqen të rindërtojnë vendin pas armiqësive. Përkundër të gjitha masave të marra, ekziston një shkallë e lartë e papunësisë, dhe standardi i jetesës është një nga më të ultat në Europë.
Shqipëria
PBB-ja për banorë është 5,289 dollarë. Edhe pse ky vend është një nga më të varfërit në Europë, ekonomia e tij gradualisht po përmirësohet. Pra, së shpejti situata mund të ndryshojë, dhe vendi do të pushojë së shfaquri në këtë vlerësim. Vendi ka burime të mjaftueshme natyrore për të mundësuar zhvillimin ekonomik.
Moldavia
PBB-ja për banorë është 3,218 dollarë. Qeveria po përpiqet të prezantojë masa që do t’i lejojnë ekonomisë të tregojë rritje. Përkundër këtyre masave, vendi mbetet një nga më të varfërit në Europë.
Ukraina
PBB-ja për banorë, sipas FMN, ishte 2,963 dollarë në 2018. Vendi po kalon kohë shumë të vështira. Korrupsioni, pengesat burokratike, infrastruktura dhe transporti i zhvilluar dobët. Këto probleme theksohen nga ekspertët e FMN, duke vërejtur se ato parandalojnë zhvillimin e vendit.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Abdixhiku publikon pamje nga tubimi me mërgatën në Cyrih: “LDK është dashni” Kandidati i LDK-së për kryeministër ndau momente nga takimi me bashkatdhetarët në Zvicër... -
Berlin
Petrit Halilaj me ekspozitë në galerinë prestigjioze “Hamburger Bahnhof” në Berlin -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Në Milano mbahet pasditja poetike “Riabbracciando la Poesia” -
A është diaspora shkencore e Kosovës një potencial i pashfrytëzuar për zhvillimin e vendit?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra voton për iniciativën “Jo një Zvicër me 10 milionë banorë” Propozimi synon kufizimin e rritjes së popullsisë dhe parashikon masa më të ashpra për migracionin dhe... -
Swiss do të heqë Prishtinën prej orarit të fluturimeve nga Gjeneva -
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit













