Shëndetësi
Ekspertët: Koronavirusi mund të kthehet në një infeksion sezonal që vjen çdo dimër
Ekspertët kanë thënë së fundmi se koronavirusi i ri Covid-19 mund të bëhet një virus sezonal që kthehet çdo dimër, ashtu siç ndodh me koronaviruse të tjera të familjes së tij.
Deri tani vetëm 20 për qind e rasteve të konfirmuara janë klasifikuar si kritike apo të rënda, ndërsa masa e vdekjeve është rreth 2 për qind.
Shkencëtarët thonë se ka gjasa që virusi të bëhet sezonal, duke u shuar në pranverë për t’u rikthyer dimrin tjetër.
Profesor John Oxford, virolog i universitetit Queen Mary në Londër, tha: “Kjo është diçka e paparashikueshme, por nëse shikojmë sjelljen e koronaviruseve të tjera të kësaj familjeje që janë respiratore, ato janë sezonale, me sa kemi njohur këto 50 vjetët e fundit”.
“Ato janë si i ftohti i zakonshëm, dhe vetëm në Angli ka disa mijëra të infektuar. Qoftë ai Covid-19 apo jo, ne duhet të presim e të shohim, por opinioni im është ky. Virusi pritet të qetësohet dhe të kthehet në diçka sezonale”.
Dr Oxford se natyra e virusit dhe shtimi i masave si evitimi i kontakteve me puthje apo përqafime, së bashku me krijimin e mejkimeve të reja nga industria, do të japin efekte në terren.
“Teksa pranvera afron, numrat do të bien, jo për shkak të virusit, por prej zakoneve tona që do ta bëjnë atë më pak të transferueshëm apo të transmetueshëm”.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre










