Kosova
Kuvendi mban seancë për Epopenë e UÇK-së
Përkujtohet në përvjetorin e masakrimit Adem Jashari, simboli i pavarësisë së Kosovës
22 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari, Kuvendi i Kosovës organizoi një seancë solemne për shënimin e 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Për nder të kësaj seance, në Kuvend pjesëmarrës ishin përfaqësues nga familja Jashari, si dhe personalitete nga institucione të ndryshme, përfshirë komandantin e FSK-së, Rrahman Rama dhe drejtori i AKI-së, Kreshnik Gashi.
Në 22-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar, Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars organizon manifestimin gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Rifat Jashari, kryefamiljar i familjes të komandantit Legjendar Adem Jashari, po merr pjesë si i ftuar i veçantë në seancën e organizuar nga Kuvendi i Kosovës për nder dhe në kujtim të veprës së familjes Jashari.
Rifat Jashari shihet i shoqëruar nga gjeneratat e reja të familjes Jashari.
Kujtojmë se në mars të vitit 1998 janë flijuar 56 anëtarë të familjes Jashari.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Në cilat shtete burrat humbin më shpesh flokët, ja ku renditet Zvicra Studimi tregon se rënia e flokëve është më e përhapur në Evropë dhe Amerikën e Veriut,... -
Gjermania propozon status të veçantë për Ukrainën në BE, Ballkani Perëndimor vetëm me rol vëzhgues -
Pse Zvicra është kampione e jetëgjatësisë në Evropë? -
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation -
Euro bie sërish në nivel rekord kundrejt frangut zviceran















