Lajme
Mbi 48 mijë të shëruar nga koronavirusi
Mejekët e specializuar thonë se nuk ka vend për shqetësim dhe, sipas tyre, është virus sikurse viruset e kaluara që trajtohen.
Alarmi nga koronavirusi është rritur gjatë ditëve të fundit, pas përhapjes së tij në Italinë fqinje, por edhe në vende të tjera evropiane.
Numri total i personave, të cilët aktualisht janë mbartës të virusit, ka rënë. “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi dhe jo vetëm, bën të ditur se deri më tani 48,458 persona kanë arritur të shërohen, ndërsa aktualisht janë mbartës të virusit 40,725 persona, nga të cilët 33,627 (83%) persona janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa 7,095 (17%) persona janë më rëndë. Deri tani kanë humbur jetën 3,137 persona.
Megjithatë, mjekët e specializuar thonë se nuk ka vend për shqetësim dhe, sipas tyre, është virus sikurse viruset e kaluara që trajtohen.
Irani është shteti i dytë me numrin më të lartë të personave që kanë humbur jetën, edhe pse numri i të prekurve është më i ulët se në Korenë e Jugut. Në Iran koronavirusi ka prekur 2,336 persona, nga të cilët 77 kanë humbur jetën, ndërsa në Korenë e Jugut 5,186 persona janë infektuar, nga të cilët kanë humbur jetën 34 persona, transmeton albinfo.ch.

Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Në cilat shtete burrat humbin më shpesh flokët, ja ku renditet Zvicra Studimi tregon se rënia e flokëve është më e përhapur në Evropë dhe Amerikën e Veriut,... -
Gjermania propozon status të veçantë për Ukrainën në BE, Ballkani Perëndimor vetëm me rol vëzhgues -
Pse Zvicra është kampione e jetëgjatësisë në Evropë? -
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation -
Euro bie sërish në nivel rekord kundrejt frangut zviceran














