Lajme
Njerëzit po shërohen edhe pa vaksinë nga koronavirusi
“Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi dhe jo vetëm, bën të ditur se deri më tani afër 50,000 persona kanë arritur të shërohen,
Përderisa koronavirusi po vazhdon të përhapet, shumica e mediave janë fokusuar në numrin e rasteve të reja apo numrin e atyre, të cilët kanë humbur jetën si pasojë e tij. Por nga ana tjetër, shumë persona kanë arritur që të shëroheshin nga ky virus, transmeton albinfo.ch.
Sipas disa hulumtimeve të universitetit “Johns Hopkins”, numri i njerëzve që shërohen nga virusi po rritet. “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi dhe jo vetëm, bën të ditur se deri më tani afër 50,000 persona kanë arritur të shërohen, ndërsa aktualisht janë mbartës të virusit 40,725 persona, nga të cilët 33,627 (83%) persona janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa 7,095 (17%) persona janë më rëndë.
Edhe pse këto statistika janë premtuese, ka akoma më shumë raste të konfirmuara me koronavirusin në të gjithë botën.
Por, ndërkohë ende nuk është e qartë edhe për specialistët mjekësorë, se si këta persona kanë arritur të shëroheshin pa vaksinë. Nga ana tjetër, mjekët janë dyshues në lidhje me atë se nëse këta pacientë janë përmirësuar tërësisht, apo virusi vazhdon ende në trup vetëm se është inaktiv.
Gjithsesi, zbulimi i një vaksine që do ta parandalonte këtë virus, do të marrë kohë thonë shkencëtarët. Mund të duhet deri në një vit, përpara se vaksina të dalë në treg. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fundjavë me stuhi në Zvicër Të dielën pasdite, një stuhi do të lëvizë mbi Zvicër, pas së cilës temperatura bie. Fundjava... -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10% -
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar -
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave












