Kosova
Një e kthyer nga Zvicra në Kosovë dyshohet për koronavirus
Simptomat tek ajo janë më të theksuara
Tetë të dyshuar me koronavirus në Kosovë janë aktualisht duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Prishtinë.
Kjo është bërë e ditur nga drejtoresha e kësaj klinike, Lendita Ajvazi-Berisha.
Ajo ka thënë se janë në pritje të rezultateve të analizave për këta persona, të cilët kanë ardhur në Kosovë nga regjione të ndryshme.
“Po, janë tetë raste të reja të dyshuara me koronavirus që janë pranuar sot në Klinikën Infektive. Ata kanë ardhur në Kosovë nga regjione të ndryshme. Jemi në pritje të rezultateve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik”, ka thënë ajo.
Ndërkohë, burime të Kohës kanë bërë të ditur se tek njëri pacient simptomet janë më të theksuara.
“Fjala është për një vajzë të re, e cila ka udhëtuar nga Zvicra për në Kosovë dhe ka pasur kontakt me një të infektuar me koronavirus”, është bërë e ditur prej këtij burimi, duke shtuar se ajo ka simptome gripi, temperaturë të theksuar.
Ministri i Shëndetësie, Arben Vitia, ka deklaruar dje se Qeveria e Kosovës planifikon t’i shpenzojë rreth 10 milionë euro në parandalimin dhe trajtimin e virusit, nëse do të ketë të prekur nga kjo sëmundje në Kosovë.
Në Shqipëri janë konfirmuar 10 të prekur nga ky virus, dhe qeveria ka mbyllur shkollat për dy javë.
Koronavirusi është përhapur në mbi 100 vende të botës, ndërkohë që qeveritë kanë ndërprerë fluturimet me vendet e prekura, dhe disa kanë mbyllur kufijtë për një periudhë të pacaktuar.
Ndërkohë, Qeveria e Kosovës e ka miratuar të marten planin për gatishmëri dhe reagim kundër koronavirusit, ashtu si dhe Planin e Veprimit.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se deri më tani “në laborator janë testuar 62 raste të dyshimta që kanë rezultuar negative, në proces janë pesë ose gjashtë raste dhe presim rezultatet në orët në vazhdim”.
Ai ka treguar se kostoja e Planit të Veprimit është mbi dhjetë milionë e trembëdhjetë mijë euro.
“Masat e përfshira kanë për qëllim mbrojtjen e punëtorëve shëndetësorë dhe mbrojtjen e popullsisë. Situata rreth koronavirusit paraqet një emergjencë globale dhe për në koronavirusi paraqet emergjencë kombëtare. Plani i veprimit i bën aktivitetet tona më specifike’, ka thënë ai.
Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, ndërkaq ka thënë se janë marrë të gjitha masat.
“Sot jemi përgatitur një plan të veprimit. Në orën 15.00 kemi takim me drejtorët e të gjitha komunave. Po i presim rekomandimet nga Instituti i Shëndetit Publik dhe ministria, duke u munduar gjithashtu ta mbajmë popullin të informuar”, ka thënë ajo.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike 18-vjeçari iu ishte afruar shumë komponentëve elektrikë të trenit dhe për pasojë pësoi një goditje elektrike... -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026 -
Rënia e udhëtimeve të zviceranëve drejt SHBA-së pritet të vazhdojë -
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2%














