Lajme
476 të prekur në Zvicër, shkurtohet koha e karantinës për të infektuarit
Rregulli i ri thotë që ata që infektohen duhet të qëndrojnë të izoluar, dmth në karantinë për dhjetë ditë, ndërsa deri tani ishte 14 ditë
Rreth mesditës së të martës (sot), siç ka njoftuar Zyra Federale e Shëndetit Publik, në Zvicër kishte 476 raste të konfirmuara të infeksioneve me koronavirus, shkruan srf.ch. Të vdekur nga ky virus tashmë janë konfirmuar tre persona.
Në kantonin e Ticinos, një person 80-vjeçar ka vdekur si rezultat i koronavirusit, njofton qeveria kantonale, transmeton albinfo.ch. Në kantonin në fjalë, vizitat në spitale dhe shtëpitë e të moshuarve tani janë tërësisht të ndaluara për të frenuar përhapjen e virusit të koronës.
Përveç kësaj, është në fuqi vendimi që të kontrollohen shoferët me targë italiane. Sipas policisë kantonale të Ticinos, pothuajse 300 automjete janë kthyer në Itali që nga e hëna në mëngjes sepse njerëzit në makina nuk ishin në gjendje të tregonin një leje pune të vlefshme për Zvicrën.
Qeveria Federale ka bërë sot të ditur se ka bërë një rregullim të ri të kohëzgjatjes së karantinës në lidhje me koronavirusin, shkruan srf.ch. Ajo tash e tutje është më e shkurtër dhe përfshin më pak njerëz, njofton Zyra Federale e Shëndetit Publik BAG.
Rregulli i ri thotë që ata që infektohen duhet të qëndrojnë të izoluar, dmth në karantinë për dhjetë ditë, ndërsa deri tani ishte 14 ditë, transmeton albinfo.ch. Dhe vetëm njerëzit që janë shumë afër të sëmurëve duhet të qëndrojnë në karantinë për pesë ditë. Këtu përfshihen njerëzit që jetojnë me të infektuarit ose kanë pasur kontakte intime me ta.
Sipas BAG, arsyeja e rregullimit të ri është përhapja e fortë e virusit të koronës, përcjell albinfo.ch. Në gjendjen e tashme është e pakuptimtë të gjenden të gjitha kontaktet e personave të infektuar, ka thënë një zëdhënëse e BAG.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër












