Kosova
Kurti: Nëse hiqet tarifa, Thaçi e Vuçiqi e nënshkruajnë marrëveshjen menjëherë
Kryeministri Albin Kurti thotë se nëse tarifa ndaj produkteve serbe hiqet, atëherë nuk rinis dialogu. Sipas Kryeministrit Kurti, tarifa po kërkohet të hiqet, ashtu që të nënshkruhet marrëveshja, që sipas tij, tashmë është arritur mes Presidentit Hashim Thaçi e homologut të tij serb, Aleksander Vuçiq.
Kurti edhe në seancën e sotme të jashtëzakonshme ka bërë të ditur se nuk është lëkundur nga qëndrimi i tij për zëvendësimin e tarifës ndaj produkteve serbe me reciprocitet ndaj Serbisë.
Ai thotë se me heqje të tarifës, do të bëhet me mbyllje të dialogut me marrëveshje, sipas tij, sekrete mes Thaçit e Vuçiqit.
“Nuk bëhet fjalë për heqje të tarifës e për nisje të dialogut. Kjo është gënjeshtër. Bëhet fjalë për heqje të tarifës dhe mbyllje të dialogut me marrëveshje të gatshme”, ka thënë Kurti.
“Unë jam i bindur që ka marrëveshje mes dy presidentëve dhe duan që unë të thyhem si kryeministër dhe të thyhet Qeveria, ashtu që nënshkruhet ajo. Edhe nëse vetëm 10 për qind të ishim të bindur që ka marrëveshje të gatshme, ne duhet të kishim kujdes, e unë jam i bindur që ka”, ka thënë Kurti.
Sipas Kurtit, edhe pas ndaljes së dialogut për shkak të tarifës, “nuk janë ndalur negociatat sekrete mes Thaçit e Vuçiqit”.
Ai tutje e ka kritikuar presidentin Hashim Thaçi, që qëndroi disa ditë në Amerikë, dhe sipas Kryeministrit, nuk solli asnjë sukses nga ai qëndrim.
“Të shkosh në Amerikë disa ditë, të mos e takosh as të parin e shtetit, as të dytin, e të kthehesh pa marrëveshje politike, pa sjellë asnjë investim ekonomik, kjo është debakël. Çfarë shpenzojmë ne me kësi Presidenti që sjell këso dështimesh”, ka thënë Kurti.
Kryeministri thotë se ai nuk është antiamerikan, por deklaratat e Presidentit Thaçi janë antievropiane.
“Unë nuk jam antiamerikan, jam kundër antiamerikanëve, por Presidenti Thaçi është antievropian. Unë jam edhe proamerikan, edhe proevropian. Unë besoj në lidhjen transatlantike. Unë jam i gatshëm që të shkonë në Uashington DC dhe t’i diskutojmë të gjithë çështjet. Kemi nevojë për një proces të pranueshëm për SHBA-në, BE-në dhe rajonin”, u shpreh Kurti.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Pesë vjet pas tragjedisë në Kroaci, inaugurohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali
Jeta në Zvicër
-
Studim: Frangu i fortë u sjell kursime të mëdha zviceranëve që blejnë në vendet fqinje Analiza tregon se ushqimet në Gjermani, Francë dhe Itali kushtojnë deri në 63% më pak se... -
Gjenevë: Propozohet ndalimi i automjeteve të zhurmshme gjatë natës -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
Mijëra banesa sociale në Cyrih të zëna nga qiramarrës që nuk i plotësojnë kushtet -
Rriten ndjeshëm konfliktet mes punëdhënësve dhe punëmarrësve në Zvicër














