Kuriozitete
Leximi, zakoni i ri që mund ta përfitojmë në këto kohë kur duhet të rrimë në shtëpi
Biblioterapia synon të tejkalojë këtë boshllëk duke përdorur literaturë për t’ju ndihmuar të përmirësoni jetën tuaj, duke siguruar informacion, mbështetje dhe udhëzime në formën e aktiviteteve të leximit përmes librave dhe tregimeve.
Përmes përdorimit të librave jofigurativë, poezive, dramave, tregimeve të shkurtra dhe materialeve vetëndihmëse, një terapist mund t’ju ndihmojë të kuptoni më thellë shqetësimet që ju kanë sjellë në sesione këshillimore në radhë të parë, transmeton albinfo.ch.
Ndërsa leximi, në përgjithësi, është i dobishëm për pothuajse të gjithë, Perman thotë se biblioterapia në shënjestër mund të jetë posaçërisht e dobishme për çështjet e mëposhtme:
BIBLIOTERAPIA
Nga Mirela Kumbaro
Koha të flasim për një zakon të ri që mund ta përfitojmë bashkë me larjen e duarve në këto kohë kur duhet të rrimë në shtëpi.
Fillo sot se s’ke për të gjetur kohë më të mirë se kjo për të lexuar libra!
E di që po buzëqesh ndërkohë… por duke qëndruar në shtëpi, pasi të kesh pirë kafen, të kesh sosur thashethemet pa bereqet në rrjet, (se do të të dhembin sytë nga ekrani i celularit…) kape atë libër, provo të lexosh se do të shikosh që do të zbulosh një kënaqësi të harruar…ose të panjohur!
Mos më thuaj që s’ke libra në shtëpi… Aha…i ke lexuar të gjitha librat që ke në shtëpi… Mirë pra, lekët që do të kursesh nga birrat, kafet, që nuk do t’i pish më jashtë, mos shko t’i blesh më kot ushqime që do të të skadojnë se s’do të kesh kohë për t’i konsumuar… BLEJI LIBRA!
Fundja, provoje një herë….
Të të sugjeroj nja dy tituj si menu ushqimi për shpirtin?
Ja për të hapur orkesin:
“Erotika” e Jani Ricos, poezi shumë të bukura për dashurinë që në mëngjes, në një përkthim të shkëlqyer të Eleana Ziakou (Botime Dituria). Shoqërohet me çaj xhenxhefili, ose me kafe me qumësht.
Pastaj, për të mos u zhytur direkt në një roman dramatik ju këshilloj fort tregimet “Barërat e së keqes” nga Shkelqim Cela, superlibër me proza të shkurtra ku do të gjeni vetëveten në gjestet e përditshme dhe në grimcat e kohës, (Botime Çabej). Një çaj mali apo dhe një kos, do të ishte ideal për të rrufitur këtë lexim.
Pasditja e do një roman, me kafe turke, them unë… zgjidh e merr:
– tri librat e Tom Kukës (Enkel Demi) “Hide në kalldrëm”, “Gurët e vetmisë”, “Ora e ligë” (Botime Pegi)
– “Shakaja”e Milan Kunderës (Botime Dituria)
– “Shtëpia e Shpirtrave” e Isabelle Allendes (Botimet Dudaj)
– « Bijat e Gjeneralit » e Mimoza Hysa (Shtëpia Botuese Onufri)
– ExtraTime nga Durim Taci, (Botime Fishta)
– « Danub » nga Claudio Magris (ALBAS)
POR, edhe klasikët që kujtojmë se i dimë, por për të cilët ia fusim shpeshherë kot, janë shumë të lezetshëm për këtë orë…
– « Tre musketierët » e Alexandre Dumas,
– « Plaku dhe deti » i Hemingway-t,
– apo “Tregime” te Stefan Zweig-ut Janë yll.
Dhe për të mbyllur mbrëmjen nëse nuk do të shikosh ndonjë film, – se medemek të ka shijuar shumë leximi, – të sugjeroj një libër me kujtime të Dhimitër Anagnostit « Ulliri, pema e dhimbjes »,(Botimet Toena) një gotë raki nuk të bën keq…
https://www.facebook.com/mirela.kumbaro/posts/10222221366824494
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” Shkeljet ishin të natyrës administrative dhe jo penale. Gjykata gjithashtu liroi gruan nga akuzat për shtrëngim,... -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë














