Lajme
Preket nga koronavirusi gruaja e kryeministrit kanadez
Informohet se kryeministri kanadez, Justin Trudeau, do të qëndrojë i izoluar për dy javë, pasi gruaja e tij, Sophie Trudeau, është e prekur nga koronavirusi.
Kjo gjë ka bërë që provinca e Ontarios t’i mbyllë të gjitha shkollat për ta penguar përhapjen, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Sophie Gregoire Trudeau, e cila rishtazi është kthyer nga Londra, ka përjetuar simptoma të ngjashme me gripin, kështu ajo ka kryer testin për të mësuar nëse është e prekur nga koronavirusi dhe rezultati i saj ka dalë pozitiv.
“Kryeministri është në gjendje të mirë shëndetësore, pa ndonjë simptomë. Si masë paraprake duke ndjekur këshillat e mjekëve, ai do të jetë në izolim për një periudhë prej 14 ditësh, thuhet në një deklaratë zyrtare. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Në cilat shtete burrat humbin më shpesh flokët, ja ku renditet Zvicra Studimi tregon se rënia e flokëve është më e përhapur në Evropë dhe Amerikën e Veriut,... -
Gjermania propozon status të veçantë për Ukrainën në BE, Ballkani Perëndimor vetëm me rol vëzhgues -
Pse Zvicra është kampione e jetëgjatësisë në Evropë? -
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation -
Euro bie sërish në nivel rekord kundrejt frangut zviceran














