Maqedonia
Shërohet pacientja e parë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut
Pacientja, e cila u regjistrua me coronavirus, sot do të lëshohet nga spitali,
Informacionet e fundit tregojnë se pacientja e parë, e cila u regjistrua me coronavirus, sot do të lëshohet nga spitali, pasi është shëruar dhe testet përfundimtare i kanë dalë negative, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa raste të reja të të infektuarve nuk ka. Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se pacientja nga Dibra, e cila është në makineri respiratore ka përmirësim të lehtë, por prognoza akoma është e paparashikuar. Kurse të gjithë pacientët e tjerë kanë gjendje stabile.
Po ashtu, është bërë e ditur se masat dhe rekomandimet për menaxhimin e coronavirusit janë duke u zbatuar. I gjithë personeli shëndetësor në të gjitha institucionet e shëndetit publik dhe spitalet private është mobilizuar dhe është vënë në dispozicion.
Ndërkohë, spitalet private kanë vënë në dispozicion objektet e tyre, përfshirë gati 70 shtretër të kujdesit intensiv, me makina të frymëmarrjes. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, informoi se ka 120 respiratorë në vend, nga të cilët 90 në Shkup.
Situata e krizës dhe masat e rekomanduara në Dibër dhe Qendër Zhupë, prej ku shumica e pacientëve janë të infektuar, deri tani zbatohen me sukses.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës Dega e Lufthansa-s i joshi asistentët e fluturimit me një bonus për largimin. Tani ka edhe... -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane












