Lajme
Greqi: Bëjnë testin kryeministri dhe disa politikanë, ja rezultatet
Edhe kryeministri i Greqisë, Kiriakos Mitsotakis, i është nënshtruar testit për koronavirus. Mediet fqinje raportojnë se kreu i qeverisë greke ka rezultuar negativ.
Të dhënat e testit janë bërë të ditura nga zëdhënësja e kryeministrit Mitsotakis, Aristotelia Peloni, e cila tha se testit për COVID-19 i janë nënshtruar edhe familjarët e kryeministrit, që fatmirësisht kanë rezultuar të gjithë negativë.
Gjithashtu, Peloni informoi se duke pasur parasysh që bashkëshortja e Stelios Petsa, i cili është zëdhënësi i qeverisë, kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, u testuan të gjithë punonjësit e Pallatit Maximus, ku të gjithë rezultuan negativë. Deri më tani në Greqi janë regjistruar 4 viktima dhe 331 të infektuar me Covid-19, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve Rritja e çmimeve të karburanteve ka ardhur në një moment të pafavorshëm, pikërisht kur shumë pushues... -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg -
Gjysmëvjetori i Swatch-it: Rritet shitja, ulet fitimi















