Lajme
Zvicra aktivizon deri në 8000 ushtarë për mbështetjen e masave ndaj koronavirusit
Këshilli Federal ka miratuar përdorimin e një numri prej maksimalisht 8,000 pjesëtarëve të ushtrisë për të mbështetur kantonet në punën në spitale, logjistikë dhe siguri.
Këshilli Federal në kuadrin e masave të posashpallura të gjendjes së jashtëzakonshme ka vendosur gjithashtu që të kontrollojë kufijtë me Gjermaninë, Austrinë dhe Francën.
Kjo do të praktikohet që nga mesnata e sotme, me ç`rast do të vendosë ndalimet e hyrjes me përjashtime, shkruan srf.ch.
Qeveria, qysh të premten i kishte futur në fuqi kontrollet kufitare të Shengenit për udhëtarët nga Italia, transmeton albinfo.ch.
Vetëm qytetarët zviceranë, njerëzit me leje qëndrimi në Zvicër dhe njerëzit që duhet të udhëtojnë për në Zvicër për arsye profesionale mund të hyjnë në Zvicër nga katër vendet e mëdha fqinje.
Po ashtu bëhet e ditur se Këshilli Federal ka miratuar përdorimin e një numri prej maksimalisht 8,000 pjesëtarëve të ushtrisë për të mbështetur kantonet në punën në spitale, logjistikë dhe siguri, për aq sa këto lidhen me luftimin e koronavirusit.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër












