Lajme
Zvicër: Këto barna nuk jepen më shumë se nga një “kuti” për person
Kjo urdhëresë e re prek para së gjithash medikamentet si: aspirina, paracetamoli, ibuprufeni dhe ponstani
Ndonëse Qeveria kishte paralajmëruar se mallra, kryesisht artikuj ushqimor dhe barna do të ketë në sasi të mjaftueshme, një raportim i ri e tregon gjendjen pak më ndryshe.
Këshilli Federal ka njoftuar të mërkurën se për shkak të koronavirusit, ka urdhëruar racionimin e barnave që përdoren për uljen e temperaturës, shkruan srf.ch. Mjekët dhe barnatoret nuk kanë të drejtë të japin më tepër se një paketë barnash të tilla për person, transmeton albinfo.ch.
Kjo urdhëresë e re prek para së gjithash medikamentet si: aspirina, paracetamoli, ibuprufeni dhe ponstani. Urdhri që ka hyrë në fuqi pasditen e të mërkurës do të vlejë për gjashtë muajt në vijim!
Mediat ndërkaq shkruajnë se disa nga medikamentet ditëve të fundit nuk kanë mundur të gjenden në barnatore, përcjell albinfo.ch. Shkak për këtë nuk ka qenë mungesa e tyre por blerja me shumicë nga qytetarët e frikësuar.
“Për shkak të kërkesës së madhe, nuk ka mundur të funksionojë zinxhiri i furnizimit”, ka deklaruar për agjencinë Keystone – SDA, një zëdhënëse e federatës së farmacistëve të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër













