Lajme
400 ushtarë të batalionit spitalor mbështesin punonjësit shëndetësorë civilë
Mbështetja do të bëhet në fushat si: kujdesi për pacientët, logjistika ose transporti i njerëzve të sëmurë
Pjesëtarët e ushtrisë, ata të drejtimit mjekësor janë thirrur pardje me SMS për mobilizim në luftën kundër koronavirusit. Kështu, rreth 400 ushtarë nga batalioni spitalor numër 66 kanë mbërritur nga e gjithë Zvicra sot në stacionin e trenit në Lucern, shkruan srf.ch.
Në Europaplatz në sheshin para KKL (Qendra e Madhe Kulturore e Lucernit), bëhet kontrollimi i gjendjes shëndetësore të pjesëtarëve të ushtrisë, transmeton albinfo.ch. Ata që janë të aftë dhe në gjendje të mirë shëndetësore udhëtojnë në kazermat në Kriens në një autobus – të ndarë nga të tjerët.
Ushtarët dhe ushtaret e mobilizuar të shërbimit shëndetësor do të mbështesin punonjësit civilë të shëndetësisë. Mbështetja do të bëhet në fusha të ndryshme, si për shembull: kujdesi për pacientët, logjistika ose transporti i njerëzve të sëmurë.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër













