Lajme
Informatë e rëndësishme nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë
Bazuar në vendimin e Ministrisë Federale të Punëve të Brendshme të Republikës së Austrisë, infomohen të gjithë personat të cilët nuk kanë regjim të vizave dhe kanë të drejtë për një qëndrim deri në 90 ditë në Austri si dhe ata që kanë regjim vize dhe që posedonin një vizë të vlefshme që nga fillim i krizës COVID-19, duhet ose të largohen nga Austria ose të rregullojnë qëndrimin e tyre tek autoritetet lokale në Departamentin përgjegjës të policisë, transmeton albinfo.ch.
Nëse një gjë e tille nuk është e mundur të rregullohet nga autoriteti përkatës (p.sh. për shkak ndalesave për të punuar / shërbyer drejtpërdrejt me palët), autoritetet sigurojnë që nuk do të ketë procedurë penale edhe nëse ndodh largimi nga shteti pas skadimit të vizës.
Po ashtu nuk do të ketë pasoja negative për lëshimin e një vize të re në të ardhmen. Sapo të jenë stabilizuar rrethanat (për udhëtim), largimi nga shteti duhet të bëhet gjithsesi. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicra frankofone: Apartamentet bëhen të pabanueshme gjatë vapës, qiramarrësit mund të kërkojnë ulje Shoqatat e qiramarrësve në Zvicrën frankofone thonë se temperaturat ekstreme po i bëjnë disa banesa të... -
Gjinekologu dënohet për vepra seksuale ndaj pacienteve në Zvicër -
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër













