Lajme
Në Zvicër tash e tutje mund të testohen 7000 veta në ditë për koronavirus
Në gjendjen aktuale, Zvicra, me 5800 mostra për milion banorë, ka një nga nivelet më të larta të testimit në botë
Zvicra duket se ka zgjeruar aftësinë e saj të testimit për infeksionin Covid 19. Kështu, tashmë 7,000 njerëz mund të testohen për koronavirus çdo ditë, ka shkruar sot gazeta “NZZ am Sonntag”, duke u bazuar në informacionet nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG).
Gjithsej deri më tani janë testuar mbi 50,000 mostra. Kjo sigurisht ka lehtësuar krizën fillestare, transmeton albinfo.ch. Në gjendjen aktuale, Zvicra, me 5800 mostra për milion banorë, ka një nga nivelet më të larta të testimit në botë.
Megjithatë, ka pasur shpesh ankesa nga njerëz që kanë dashur t`i nënshtrohen testit por që nuk u është mundësuar.
Të hënën, shefi i Organizatës Botërore të Shëndetit Tedros Gebreyesus u ka kërkuar vendeve anembanë botës të testojnë më shumë njerëz për virusin e koronës.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër














