Kosova
Apeli i mjekëve shqiptarë në Zvicër për politikanët kosovarë: Luftojeni virusin
"Luftojeni virusin, mos luani me shëndetin e qytetarëve"
Një grup mjekësh specialistë të njohur shqiptarë në Zvicër, kanë bërë thirrje politikanëve kosovarë që të lënë anash përçarjet politike dhe të marrin me seriozitetin më të madh situatën e krijuar nga pandemia Covid-19, përcjell albinfo.ch.
Sipas mjekëve të Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, vendet evropiane po ballafaqohen me pandeminë më të rrezikshme, e Kosova pos kësaj po përballet edhe me krizën e paprecedentë politike.
“Kur resurset e të gjitha qeverive janë orientuar drejt luftimit të virusit, ngadalësimit të përhapjes së tij, ngritjes së kapaciteteve në fushën e shëndetësisë, Qeveria e Kosovës ka rrëshqitur në një konflikt të thellë mes partnerëve të koalicionit. Kjo është e pafalshme dhe e frikshme, duke pasur parasysh situatën me pandeminë, e cila mund të përkeqësohet edhe në Kosovë. Viktima e parë sot është paralajmërim i seriozitetit të situatës. Sistemi shëndetësor i shumë vendeve të Ballkanit, e sidomos ai i Kosovës, nuk është në gjendje të mirë dhe duhet mobilizim gjithëkombëtar për të shmangur pasojat më të këqija nga virusi. Si mund të garantohet ky mobilizim nëse politikanët harxhojnë energji me përplasje politike?”, thuhet në letrën e mjekëve shqiptarë.
Po ashtu, sipas tyre, ata janë të shqetësuar me situatën, meqë janë të lidhur ngushtë me Kosovën dhe viset tjera shqiptare.
“Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar dhe neveritur me zhvillimet e fundit politike në Prishtinë dhe sidomos me papërgjegjësinë e politikanëve, të cilët, me sa duket, interesat e tyre i kanë vënë mbi interesat e qytetarëve të thjeshtë. Këtë konflikt të rrezikshëm brenda Qeverisë, qytetarët e Kosovës nuk ia kanë pasur borxh dy partive të koalicionit. Qytetarët më 6 tetor 2019 votuan për ndryshime me shpresë se programi për përparim të vendit do të shkruhet e zbatohet në atmosferë mirëbesimi dhe respekti mes krerëve të koalicionit”, thuhet tutje në letrën e nisur në emër të grupit nga mjeku Prof. Dr. h.c. Omer Xhemali, drejtor i Klinikës së Zemrës në Spitalin Triemli të qytetit të Zurichut.
Gjithashtu, mjekët kanë apeluar që beteja e vetme tash për tash, duhet të bëhet ndaj koronavirusit.
“U bëjmë apel të gjithë politikanëve të Kosovës që të përqendrohen në luftën kundër një armiku të vetëm që po godet botën këto ditë: ai armik quhet koronavirus. Garën e pamëshirshme politike liderët kosovarë duhet ta lënë për kohëra më të mira, kur të gjithë do të kemi kohë të marrim frymë thellë pa frikë dhe kur të zhduket rreziku i padukshëm. Luftojeni virusin, mos luani me shëndetin e qytetarëve të Kosovës”, vazhdon tutje letra. /Albinfo.ch.

E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?












