Lajme
Prapë rritje, për 24 orë, 743 të vdekur nga koronavirusi në Itali
Trendi pozitiv dyditor i rënies së numrit të viktimave të koronavirusit në Itali është ndërprerë sot, kjo për faktin se në 24 orët e fundit janë regjistruar 743 persona që kanë humbur jetën.
Deri më tani në Itali koronavirusi ua ka marrë jetën 6.820 personave, kurse numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 në këtë shtet që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë ka shkuar në 69.176.
Megjithatë, shefi i Mbrojtjes Civile në Itali, Angel Boreli, ka bërë të ditur se numri i personave të shëruar dita-ditës po rritet dhe se paraqet gjithsesi një lajm pozitiv.
Ndërkaq pas Italisë vendi më i prekur në Evropë po vazhdon të jetë Spanja, ku vetëm sot është raportuar se numri ka arritur shifrat rekord.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih nuk do të jetë e hapur për palë më 5 qershor Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka njoftuar se të premten, më 5 qershor 2026,... -
Manifestim i shkollave shqipe të Kantonit të Argaut – festë e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar -
Shërbimi për dokumente biometrike shqiptare ofrohet në Bernë më 3 qershor -
“The Beauty of the Donkey” nga regjisorja Dea Gjinovci në Berlin -
Ansambli “Trojet” nga Zvicra përfaqëson shqiptarët e Evropës në festivalin e madh shqiptar në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Fondet pensionale në Zvicër me kthime të larta në 2025, por shumica e të siguruarve nuk janë të informuar Fondet pensionale zvicerane kanë shënuar një vit të suksesshëm investimesh në vitin 2025, duke u sjellë... -
Zvicër: Pije energjike me kafeinë mbi kufirin ligjor të zbuluara në treg -
Zvicra duhet të ndjekë BE-në për qendrat e kthimit të migrantëve jashtë Evropës -
Nxënësit në Bernë do të përdorin materiale reale votimi për edukimin qytetar -
Konsullata e Kosovës në Cyrih nuk do të jetë e hapur për palë më 5 qershor













