Kosova
Pack: Veprimet e udhëheqësve të LDK-së, të pafalshme
"E pafalshme se si udhëheqësit e LDK-së iu bashkuan lojës perfide të Thaçit e Grenellit"
Ish-eurodeputetja gjermane Doris Pack, e ka cilësuar të pafalshme veprimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, siç thotë ajo, për t’iu bashkuar lojës perfide të Hashim Thaçit dhe ish-ambasadorit Richard Grenell.
“Në mes të krizës së koronavirusit Kosova bie në kaos. Se udhëheqësit e LDK-së i bashkohen lojës perfide të Thaçit e Grenellit, është e pafalshme”, ka shkruar Pack në Twitter, transmeton Koha.
Po ashtu, para pak ditësh, përmes një cicërime në Twitter, ajo tha se gjithë kjo çfarë po ndodh në Kosovë është lojë e presidentit amerikan Donald Trump dhe ish-ambasadorit të Amerikës në Gjermani, Richard Grenell.
“Unë pres që ata që janë në krye të LDK-së t’i rezistojnë kësaj loje egoiste nga Richard Grenell dhe Donald Trump. Ata nuk interesohen për pasojat e Evropës Juglindore dhe Bashkimit Evropian, ata janë të shqetësuar vetëm për zgjedhjet e rrezikuara të Trumpit. Unë pres që LDK-ja të kujdeset për Kosovën. Rugova do të vepronte ndryshe”, ishte shprehur para pak ditësh Pack në Twitter, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët hanë mesatarisht më shumë se 23 kg djathë në vit Zviceranët po hanë më shumë djathë. Konsumi total u rrit me më shumë se 7,000 ton... -
Zvicra regjistron 3,000 ndryshime të gjinisë në regjistrin civil që nga viti 2022 -
Mësuesi 37-vjeçar në Zvicër arrestohet për abuzim seksual ndaj fëmijëve -
St. Gallen ka parkingun më të shtrenjtë në Zvicër -
Për herë të parë në Zvicër ka më shumë të moshuar se të rinj













