Kosova
55 kosovarët që do të shkojnë nga Zvicra në Kosovë, do të mbahen në karantinë
55 qytetarë të Kosovës të cilët gjenden në Zvicër, do të kthehen nesër në Kosovë.
Kjo është konfirmuar për mediat kosovare nga ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku.
Të gjithë këta 55 kosovarë menjëherë pas arritjes në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’ do të nisen për në Qendrën Studentore, për të qëndruar në karantinë.
“Po, nesër kthehen 55 qytetarë nga Zvicra dhe do të vendosen në karantinë”, tha Abdixhiku.
I pyetur nëse ditëve në vazhdim do të ketë kosovarë që do të kthehen nga vendet e tjera, Abdihxiku tha varësisht nga vendet në dispozicion në karantinë do të bëhet edhe kthimi i qytetarëve të tjerë.
“Varësisht nga vendet në dispozicion në karantinë do të sjellim edhe qytetarët e tjerë”, shtoi ai.
Kurse zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara tha se kosovarët që do të kthehen nesër do të vijnë nga aeroporti i Cyrihut, në ora 09:00 dhe fluturimi bëhet me kompaninë ‘Air Prishtina’.
Ndryshe ditë më parë ministri Abdixhiku pati deklaruar se kthimi i qytetarëve të evidentuar nga ambasadat e Kosovës nëpër vendet e huaja do të bëhet në mënyrë të kujdesshme, të organizuar e pa rrezik për qytetarët këtu.
Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë është 71, ku tetë rastet e fundit u konfirmuan mbrëmë nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike në Kosovë, përcjellë albinfo.ch.
Rastet e fundit të cilat u konfirmuan pozitiv me COVID-19 janë raste kontakti prej të cilëve 4 janë me vendbanim në fshatin Domanek-Malishevë, tri raste me vendbanim në Prishtinë dhe një rast me vendbanim në fshatin Studime e Ulët-Vushtrri.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” Shkeljet ishin të natyrës administrative dhe jo penale. Gjykata gjithashtu liroi gruan nga akuzat për shtrëngim,... -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë













