Lajme
BAG: 295 të vdekur dhe 15.475 të infektuar nga koronavirusi në Zvicër
Ndërsa Worldometers.info shkruan se në Zvicër deri më sot nga koronavirusi kanë vdekur 327 veta, ose gjatë 24 orëve të fundit listës së viktimave i janë shtuar edhe 27 veta
Në konferencën për shtyp që po mbahet edhe në këto çaste në Qendrën Mediale të Federatës në Bernë, Daniel Koch nga BAG ka dhënë informatat më të reja lidhur me zhvillimet rreth koronavirusit në Zvicër,
Ai thotë se situata vazhdon të mbetet e qëndrueshme. Aktualisht ka 15.475 infeksione të konfirmuara dhe 295 raste të vdekjes nga koronavirusi, shkruan srf.ch.
Sikurse ditëve tjera, sërish platforma worldometers.info jep një shifër të vdekjeve që është dukshëm më e lartë se kjo e BAG. Sipas saj, në Zvicër deri më sot nga koronavirusi kanë vdekur 327 veta, ose gjatë 24 orëve të fundit listës së viktimave i janë shtuar edhe 27 veta, shkruan albinfo.ch
“Rritja është afërissht e njëjtë me atë të ditëve të kaluara,” ka thënë Koch. Kjo është një shenjë e vogël se masat e ndërmarra janë duke vepruar. “Sidoqoftë, është ende shumë herët për të nxjerrë një përfundim”, ka shtuar ai.
Pastaj Koch i është sondazhit të realizuar nga Instituti i Kërkimeve “Sotomo”, i cili tregon se shumica e qytetarëve të Zvicrës po u përmbahen masave të vendosura.
Të përkujtojmë: Sondazhi i këtij instituti, i realizuar me qytetarët e Zvicrës ka ardhur në përfundimin se shumica e madhe e qytetarëve e konsiderojnë të besueshme dhe të qëlluar politikën që po ndjek BAG dhe qeveria, në qasje me koronavirusin, përcjell albinfo.ch. Ata në rreth 90 % të rasteve kanë ndjekur masat e mbrojtjes që ka catuar BAG.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës Kantoni zviceran i Neuchâtel-it po miraton disa masa emergjente për të ofruar lehtësim për fermerët, ndërsa... -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër -
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve














