Kosova
Rreth 1600 persona do të kthehen në Kosovë
Të gjithë do të përfundojnë në karantinë
Qindra shtetas të Republikës së Kosovës janë kthyer tashmë në vendlindje, dhe disa qindra të tjerë do të kthehen gjatë ditëve në vijim, pasi në pamundësi për të lëvizur, ngecën nëpër aeroporte ndërkombëtare apo vendet ku ndodheshin për vizitë, punë, trajnime apo shkollim. E gjithë kjo ndodhi, pasi qeveritë e shumicës së shteteve evropiane të Evropës dhe më gjerë, përfshirë edhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, ndaluan fluturimet ndërkombëtare, mbyllën kufijtë shtetëror dhe morën masa të tjera për parandalimin e shpërndarjes së virusit COVID-19 dhe mbrojtjen prej tij. Me punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ambasadave dhe Konsullatave të Republikës së Kosovës nëpër botë, menjëherë, me anë të komunikimit përmes numrave emergjentë, adresave elektronike e rrjeteve sociale, u bë identifikimi dhe ofrua ndi hma të gjithë shtetasve tanë që kishin mbetur nëpër aeroportet e huaja. Shërbimi i Jashtëm diplomatik i Republikës së Kosovës, me udhëzim të Ministrisë, arriti marrëveshje mirëkuptimi me shtete të ndryshme, që t’ju vazhdohet leja e qëndrimit shtetasve kosovarë që kanë mundësi të qëndrojnë. Po ashtu, misionet tona regjistruan në listë për kthim të gjithë shtetasit që konsideroheshin raste emergjente dhe të cilët vendbanim të përhershëm kanë Republikën e Kosovës. Për kthim në Kosovë u regjistruan: në Zvicër – 481 veta; në Gjermani – 420 veta; në Turqi – 259 veta; Suedi/Finlandë – 116 veta; Belgjikë – 84 veta; Mbretëri e Bashkuar – 61; Shtetet e Bashkuara të Amerikës – po ashtu 61 veta; Slloveni – 58 veta, Francë – 46 veta, dhe dhjetëra shtetas që ndodheshin në disa shtete të tjera. Bëjmë të ditur se kthimi në këtë kohë varet nga masat që janë marrë prej shteteve të ndryshme dhe kapa citetet që ofrohen për karranitnim pas kthimit, meqë siç dihet tashmë, kushdo që aktualisht hyn në Kosovë, detyrohet që 14 ditë të qëndrojë i mbyllur në karantinën e caktuar nga institucionet përkatëse. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në koordinim me dikasteret tjera qeveritare, po punon që t’ju vije në ndihmë të gjitha rasteve emergjente, mirëpo njëherësh kërkon mirëkuptim dhe durim nga qytetarët, meqë në këto kushte të jashtëzakonshme për mbarë njerëzimin, mundësitë janë të kufizuara. Me këtë rast, udhëzohen të gjithë shtetasit që të kenë mirëkuptim dhe të jenë të durueshëm. Ata dhe ato që mund të qëndrojnë në vendet ku ndodhen, të qëndrojnë atje ku janë, të tregohen human dhe të mos rrezikojnë kthimin e rasteve emergjente, të atyre që nuk kanë mundësi të qëndrojnë jashtë vendit. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, me këtë rast dëshiron të falënderojë tà « gjitha shtetet për bashkëpunimin dhe humanizmin e treguar, dhe po ashtu të falënderojë të gjithë shtetasit kosovarë për mirëkuptimin, si kontribut në kapërcimin e rrezikut që po i kanoset njerëzimit nga pandemia COVID-19.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Osmani: Mërgata, urë lidhëse mes Kosovës e Zvicrës Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ndihmës sekretaren e shtetit dhe shefen e...
-
Floriani 10 vjeçar bën selfie me Xhakën, i kushtoi babait të tij 2600 franga
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
Jeta në Zvicër
-
Floriani 10 vjeçar bën selfie me Xhakën, i kushtoi babait të tij 2600 franga Floriani i vogël (10) është një tifoz i madh i Granit Xhakës: Nëntorin e kaluar, ai...
-
Pse 1 Maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
E hëna në Zvicër: Përmbledhje e lajmeve më të fundit
-
Çfarë do të votohet në Cyrih më 9 qershor?
-
Rriten rastet e abuzimit psikologjik të fëmijëve në Zvicër