Lajme
0.7% të të sëmurëve nga Covid-19 vdesin, 7 herë më shumë se nga gripi sezonal
Një total prej 0.7 përqind e të gjithë personave të infektuar nga koronavirusi, vdesin. "Kjo është dukshëm më pak seç është vlerësuar fillimisht
Koornavirusi, siç dihet tashmë, është veçanërisht i rrezikshëm për njerëzit e moshuar që kanë vuajtur edhe më parë nga sëmundje kronike. Po ashtu është gjë që dihet, se edhe të rinjtë mund të goditen rëndë nga ky virus, veçanërisht nëse ata gjithashtu bartin sëmundje të mëparshme.
Shkencëtarë të njohur kanë përpiluar dhe i kanë ofruar publikut shifra rreth kësaj, shkruan srf.ch. Studimet e tyre janë botuar së fundi edhe në revistën speciale “Lancet, lidhja hapet në një dritare të re”.
Sipas redaktorit të sektorit për shkencë në SRF Daniel Theis, është e qartë se numrat tregojnë që njerëzit e moshuar në të vërtetë preken më shumë, transmeton albinfo.ch. “Shkalla e vdekshmërisë rritet me shpejtësi midis personave mbi 60 vjeçarë dhe rritet në pothuajse nëntë për qind në mesin e atyre mbi 80 vjeçarë”.
Por edhe në mesin e të rinjve ka gjithashtu të vdekur”. Sigurisht, ka shumë më pak. Por edhe për ta, rreziku i vdekjes nga koronavirusi është dukshëm më i lartë se sa për shembull nga gripi normal, sezonal, përcjell albinfo.ch. Kjo sidomos edhe për faktin se ata kanë më pak të ngjarë të marrin gripin”.
Studimi supozon se një total prej 0.7 përqind e të gjithë personave të infektuar nga koronavirusi, vdesin. “Kjo është dukshëm më pak seç është vlerësuar fillimisht, por megjithatë rreth shtatë herë më shumë sesa vdekjet nga gripi sezonal” ka thënë Theis.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg















