Futboll
Baseli nuk e blen Zhegrovën për 3.5 milionë franga
Super talenti i Bazelit, Edon Zhegrova festoi ditëlindjen e 21-të të martën. “Basler Zeitung” raportoi sot se FCB nuk ka tërhequr opsionin e blerjes për futbollistin e Kosovës
Edon Zhegrova është një talentet më të mëdhenj të Superligës së Zvicrës. Edhe pse nuk e filloi mirë, me kalimin e kohës ai ishte titullar në Basel.
Megjithatë, skuadra zvicerane nuk e aktivizuar opsionin e blerjes që ishte deri më 31 mars, përcjell albinfo.ch.
Kështu Zhegrova do të kthehet në skuadrën belge, KRC Genk.
Sigurisht se Basel ka ndjerë efektet e krizës korona, ashtu si edhe shumë skuadra tjera evropiane.
Çmimi i Zhegrovës ishte vetëm 3.5 milionë franga, por Baseli nuk e bleu.
Ylli i Kosovës në këtë stinor ka luajtur 19 ndeshje në të gjitha garat për Baselin, duke realizuar dy gola dhe katër asiste.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg












