Lajme
BAG flet për 432 viktima të koronavirusit në Zvicër
Ndërkohë që Platforma Worldometer.info ka dhënë tashmë shifrën prej 505 të vdekurve nga kjo sëmundje
Konferencën e rregullt për media që mbahet çdo ditë në Qendrën Federale të Mediave në Bernë, e ka hapur Daniel Koch nga BAG, shkruan srf.ch.
“Mr. Corona” siç identifikohet tashmë nga mediat, që nga e mërkura nuk është më shef i departamentit të sëmundjeve ngjitëse, sepse më 1 prill ka dalë në pension, transmeton albinfo.ch. Titulli i tij i ri është delegat i BAG për Covid-19 dhe ai do të vazhdojë të përfaqësojë Zyrën Federale para publikut.
Në fillim, Koch raporton numrin aktual të rasteve të infektimit me coronavirus, të cilat kanë shënuar një rritje. Janë 18.267 infeksione të konfirmuara, 1128 më shumë se një ditë më parë. Numri i rasteve po luhatet rreth 1.000 infeksione të reja në ditë. Një trend i tillë nuk tregon rritje të madhe por as ulje të numrit, ka thënë Koch.
Numri i viktimave ndërkaq, sipas të dhënave të BAG ka arritur në 432. Të kujtojmë: Platforma Worldometer.info ka dhënë tashmë shifrën prej 505 të vdekurve nga koronavirusi në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Kulmi sigurisht nuk është arritur ende, thotë Koch, “por ngjitja nuk është më aq e lartë”. “Sigurisht, është ende shumë herët për të bërë një parashikim të besueshëm se si do të jetë gjendja në javët e ardhshme” ka thënë ai më tutje.
Strategjitë për masat që duhen marrë në të ardhmen do të diskutohen tashmë në BAG. Por, është “me siguri shumë herët” për të qetësuar masat.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar














