Lajme
Sonte, asnjë rast pozitiv me koronavirus
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sonte në testimin e dytë të mostrave që dyshohej se janë infektuar me koronavirus, të gjitha mostrat kanë rezultuar negative.
IKSHPK njofton se janë testuar 118 mostra në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Klinikën Infektive, fatmirësisht asnjë rast nuk është konfirmuar se është infektuar me Covid-19.
Aktualisht në Kosovë janë konfirmuar 126 raste të infektuara me koronavirus, prej të cilave 10 tashmë janë shëruar dhe një person ka vdekur.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë nga IKSHPK:
SONTE, ASNJË RAST ME COVID-19 NË TESTIMIN E DYTË!
Sot, më 02.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 118 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2.
Rasti pozitiv është rast kontakti me vendbanim në Korishë Prizren. Do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe të testohen.
Nga data 08.02.2020 deri me 02.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.500 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 126 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.642 kontakte të rasteve.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 2 prill 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 998.767 raste të COVID-19 dhe 51.283 raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga SHBA (235.190), Italia (115.242), Spanjë (110.238), Kina (81.589), Gjermani (83.875), Francë (59.105), Irani (50.468), Mbretëri të Bashkuar (33.718), Zvicër (18.475), Turqi (18.135), Belgjikë (15.348), Holandë (14.697), Austria (11.076) duke vazhduar me vendet fqinje si Greqi (1.544), Serbi (1.171), Kroaci (1.011), Slloveni (897), Maqedoni e veriut (384), Shqipëri (277) dhe Mali i Zi (144).
Deri më 2 prill 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të Bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes: Itali (13.915), Spanjë (10.096), Francë (4.503), Mbretëri të Bashkuar (2.921), Holandë (1.339), Belgjikë (1.011), Gjermani (1.066), Zvicër (522), Turqi (356), Austri (158), Danimarkë (123), Greqi (53), Poloni (51), Serbi (31), Luksemburg (30), Hungari (21), Slloveni (17), Shqipëri (16), Maqedoni e veriut (11), Bullgari (10), Kroaci (7) dhe Mali i Zi (2).
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO JUA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË T’ JU NDIHMOJMË SHUMË!
Ju faleminderit për mirëkuptim!
E-Diaspora
-
Jetullah Haliti-Eti hap ekspozitë të arteve pamore në Sion Titulli i kësaj ekspozite tematike është "Kur flet arti, nderohet kombi dhe atdheu"...
-
VLEN shpall fitoren e quajtur ‘Ndryshimi’, falënderon diasporën
-
Shqiptari i vë flakën vetes në Itali, në sy të gruas së tij
-
Mërgimtarët hasin në probleme gjatë regjistrimit të popullsisë, ReKos 2024
-
Njoftim për diasporën: Vetëm edhe 10 ditë për regjistrimin e popullsisë, ReKos 2024
Jeta në Zvicër
-
Qeveria planifikon ndihma për banim edhe për pensionistët e invaliditetit Këshilli Federal i propozon Parlamentit ndryshimin e ligjit përkatës për barazimin e pensionistëve IV me pensionistët...
-
Këshilli Federal dëshiron të lehtësojë barrën mbi personelin infermieror, më pak orë pune
-
150 vdekje në klinikën e zemrës, nisin hetimet nga Spitali Universitar i Cyrihut
-
Këshilli Federal dëshiron të rrisë kuotën e punësimit për refugjatët ukrainas
-
Ish-këshilltari federal paralajmëron: Putini shënjestër do ta ketë edhe Zvicrën