Lajme
Kina e mban sekret masën e shpërthimit të virusit korona
Media kineze "Caixin” publikoi fotografi, ku shihet se vetëm për Vuhanin janë dërguar deri në 8,500 urna.
Së fundmi, një raporti të shërbimeve sekrete të SHBA-së, përgatitur për Shtëpinë e Bardhë, Pekini e ka ulur numrin e rasteve të të infekturave me virusin CORONA dhe të vdekjeve prej tij. Të dhënat kineze priten të analizohen.
Agjencia e lajmeve “Bloomberg News” citon tre zyrtarë amerikanë, që nuk kanë dashur të identifikohen, të cilët thanë se të dhënat që ka bërë publike Kina lidhur me numrin e infeksioneve dhe të vdekjeve janë qëllimisht jo të plota. Dy nga zyrtarët thanë madje për “Bloomberg News” se shifrat e publikuara nga Kina janë të falsifikuara. Megjithatë, deri tani nuk është bërë publike asnjë detaj i mëtejshëm rreth raportit, shkruan DW.
Kina i hodhi menjëherë poshtë përfundimet e raportit të të shërbimeve sekrete të SHBA-së. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Hua Chunying, tha se Kina kishte qenë “e hapur dhe transparente” në lidhje me shtrirjen e shpërthimit të virusit dhe e akuzoi Uashingtonin se po përpiqet t’ua “kalojë fajin të tjerëve”.
Edhe shkencëtarët kanë dyshime
Ekspertë nga fusha e mjekësisë i janë bashkuar gjithashtu korit të skepticizmit lidhur me numrin e infeksioneve dhe të vdekjeve në Kinë. Kryetari i Shoqatës Botërore Mjekësore me qendër në Francë, Dr. Frank Ulrich Montgomery, tha se shifrat e Kinës nuk janë të besueshme.
Sipas Montgomery, shifrat e ulëta kineze janë “të pakuptimta” dhe Pekini është duke ofruar shifra të gabuara.
Megjithatë ai pranoi që edhe vende të tjera punojnë me të dhëna të pasigurta, sepse shpesh nuk kanë në dispozicion të dhëna më të mira, gjë që vjen edhe si rezultat i mungesës së testeve të duhura.
Mijëra urna të dërguara në provincën Hubei
Sipas mediave shërbimet funerale në provincën Hubei kanë porositur javët e fundit mijëra urna. Dhe, numri i urnave të dërguara në provincë është shumë herë më i madh numri i personave të deklaruar si të vdekur nga shpërthimi i virusit CORONA.
Media kineze “Caixin” publikoi fotografi ku shihet se vetëm për Vuhanin janë dërguar deri në 8,500 urna.
Por, edhe radhët e gjata të të afërmve të të vdekurve që presin përpara shërbimeve funerale kanë nxitur gjithashtu shqetësimin se përmasat e vërteta të shpërthimit të virusit nuk janë bërë publike.
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Shqipëria
Shqipëria në mesin e destinacioneve më të preferuara për pushime nga zviceranët këtë verë Blick: Rajoni i Ballkanit po shndërrohet në një nga destinacionet më të preferuara për pushime nga... -
Zvicër
Në cilat shtete burrat humbin më shpesh flokët, ja ku renditet Zvicra -
Gjermania propozon status të veçantë për Ukrainën në BE, Ballkani Perëndimor vetëm me rol vëzhgues -
Pse Zvicra është kampione e jetëgjatësisë në Evropë? -
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation














