Lajme
Në Zvicër, mbi 21 mijë të sëmurë dhe 7300 të shëruar nga koronavirusi
Sipas BAG, 584 njerëz në Zvicër kanë vdekur nga virusi i koronës ndërsa sipas Worldometers.info, 734 veta!
Deri në mëngjesin e të hënës, në Zvicër ka pasur të raportuara 21,652 raste të koronavirusit, që janë konfirmuar nga laboratori. Kjo është shifra që raportohet nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG), shkruan srf.ch.
Bëhet fjalë për rreth 550 raste më shumë se një ditë më parë, transmeton albinfo.ch. Rritja është pra, siç mund të shihet nga numri, më e vogël se sa ditëve të kaluara.
Po ashtu sipas BAG, deri më tani, 584 njerëz në Zvicër kanë vdekur nga virusi i koronës. Por platforma ndërkombëtare wordometers.info, e cila njofton online dhe në kohë reale për zhvillimet në lidhje me koronavirusin në botë jep një shifër dukshëm më të lartë, shkruan albinfo.ch. Sipas saj, në Zvicër tashmë kanë vdekur 734 veta si pasojë e Covid-19. Kjo platformë jep edhe numrin e të shëruarve, që, sipas saj është 7298.
Numrat e publikuar nga BAG bazohen në raportet që Zyra Federale e Shëndetit Publik ka marrë deri të hënën në mëngjes, përcjell albinfo.ch. Në përputhje me rrethanat, ata mund të devijojnë nga numrat që komunikojnë kantonet.
Numri i testeve të kryera për Covid-19 deri më tani ka arritur në rreth 162.500, nga të cilat rezultati ishte pozitiv në 15 për qind të rasteve.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













