Kosova
Bashkëshortja e Agim Ramadanit me një shkrim pikëllues kujton betejën e Koshares
Në këtë betejë ra heroikisht për të mos vdekur kurrë bashkëshorti i Shukrijes – heroi i kombit Agim Ramadani.
Bashkëshortja e heroit të Kosovës, Agim Ramadani, Shukrije Ramadani, përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, ka folur për fillimin e betejës së Kosharës.
Shukrija shkruan se sot nuk mund të shkojë pranë varrit të Agimit, që t’i tregojë për ëndrrat e mugëta dhe shpresat e thyera e dashuritë në vyshkje të Kosovës.
Ajo shkruan se sot është e fortë dhe krenare me Agimin dhe bashkëluftëtarët e lirisë.
“Sot nuk mund të vij pranë varrit tënd, të tregoj mbi ëndrrat e mugëta, shpresat e thyera e dashuritë në vyshkje të Kosovës tënde! Sot jam e fortë e krenare, me ty dhe bashkëluftëtarët e lirisë, që u bëtë dritë e atdheut! Pusho i qetë shpirti im se Kosova është feniks që ngjallet nga hiri i juaj!”, shkruan Shukrije Ramadani në profilin e saj në Facebook.
E-Diaspora
-
Kosovë: Më 6 maj nis regjistrimi i votuesve nga jashtë për votim me postë dhe përfaqësi diplomatike Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se më 6 maj 2026 fillon procesi i... -
Fehim Abazi, kryetar i ri i Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës -
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë -
Lozanë: Veshjet tradicionale shqiptare, mesazh i fortë për identitetin dhe rininë -
Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore
Jeta në Zvicër
-
Kolona të gjata në Gotthard për ditën e ngjitjes, SBB shton trena shtesë Gjatë fundjavës së Ditës së Ngjitjes në Zvicër pritet trafik i rënduar në kalimin e Gotthardit,... -
Shoferët e autobusëve përballen me probleme shëndetësore shkaku i kushteve të punës -
Shumica e zviceranëve mbështesin fluturimet dhe kundërshtojnë taksat e reja -
Ndërmerren masa në Valais pas shkeljeve të shumta të privatësisë nga kamerat online -
Kundërshtime ndaj pagës minimale në Vaud përpara votimit të 14 qershorit













