Lajme
Shkon në 1001 numri i viktimave të Covid-19 në Zvicër
Kjo shifër është siguruar nga kantonet ndërsa BAG, në raportimin e tij të pasdites së sotme për numrin e viktimave, ka folur për 805 të vdekur deri më tash
Të paktën një mijë njerëz kanë vdekur deri sot në Zvicër nga sëmundja e mushkërive Covid-19 e shkaktuar nga koronavirusi. Këtë rezultat e ka nxjerrë agjencia e lajmeve Keystone-SDA, bazuar në informacionet zyrtare të siguruara nga kantonet.
Konkretisht, ka 1001 vdekje që kantonet kanë raportuar pak pas orës 17 në pasditen e të premtes, transmeton albinfo.ch. Kjo tregohet nga të dhënat e disponueshme në faqet e internetit të kantoneve, të cilat Keystone-SDA i grumbullon dhe i përpunon rast pas rasti. Agjensia freskon numrat dy herë në ditë, në mesditë dhe në mbrëmje.
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ndërkaq, në raportimin e saj të pasdites së sotme për numrin e viktimave, ka folur për 805 të vdekur deri më tash, përcjell albinfo.ch. BAG me këtë rast u referohet raporteve që laboratorët dhe mjekët kanë paraqitur më parë si pjesë e detyrimit për raportim.
Edhe sipas platformës ndërkombëtare që ndjek zhvillimet rreth koronavirusit në botë, në Zvicër deri më sot nga koronavirusi kanë humbur jetën 1002 veta, transmeton albinfo.ch. Po sipas kësaj platforme, vetëm në 24 orët e fundit, listës i janë shtuar edhe 54 të vdekur. Ndërsa deri më tani janë shëruar 11.100 veta që ishin infektuar nga Covid-19.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës Kantoni zviceran i Neuchâtel-it po miraton disa masa emergjente për të ofruar lehtësim për fermerët, ndërsa... -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër -
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve












