Lajme
Çka duhet të dinë gratë shtatzëna në këtë kohë pandemie
Gratë shtatzëna janë një nga kategoritë më të rriskuara për t'u prekur nga virusi i grupit. Në një intervistë për emisionin ‘Klinika 24’ në “News24’, Jonida Dautllari, obstetre gjinekologe dha një ‘paketë’ këshillash për mënyrën se si gratë shtatzëna duhet të tregojnë kujdes.
Ndër të tjera mjekja tregoi simptomat e gripit të gratë shtatzëna, si të parandalohet dhe kurohet virusi, pa dëmtuar kështu fetusin.
“Gripi paraqet rrezikshmëri më shumë për një grua shtatzënë më shumë se tek një grua joshtatzënë. Gjatë shtatzënisë kemi një ulje të imunitetit të organizmit për më tepër sistemet e ndryshme: sistemi kardiovaskular, pulmonare, pësojnë ato ndryshimet fiziologjike. Por gripi mund të jap komplikacione tek gruaja shtatzënë. Si psh; pneumonia, që mund të jetë një komplikacion. Gripi paraqet rrezikshmëri jo vetëm për nënën por dhe bebin. Rreziku që paraqet grupi tek bebi mund të jetë i ndryshëm në varësi dhe të tre-mujorëve. Në rast se temperatura e lartë, që është përgjegjësja kryesore për komplikacionet, ndodh temperatura në 3-mujorin e parë, rrisku që mund të jap tek fetusi është më i madh. Temperatura e lartë, gripi, und të jap dhe ndërprerje të shtatzënisë, aborte.”, tha Jonida Dautllari.
“Parandalimi i grupit mund të bëhet me evitimin e gruas shtatzënë të ambienteve të mbyllura apo atje ku ka persona të prekur. Përveç kësaj është e rëndësishme që të merren masa të tjera, siç është larja e herë pas hershme e duarve. Duhet që duart të lahen për gati 20 sekonda. Ne çdo ditë kemi pasur telefonata nga pacientët tanë, ku gruaja e ka pasur të pamundur që mos të infektohet”, tha mjekja.
Po ashtu, obstetre gjinekologia renditi disa nga simptomat e gripit tek shtatzënat. “Temperatura, e cila është simptoma kryesore i detyron shpesh pacientët që të telefonojnë. Një temperaturë mbi 38 gradë rrezikon të dëmtojë fetusin. Në rast të tillë rekomandohet pirja e paracetamolit. Jo gjithmonë grupi mund të paraqitet me simptoma respiratorë, pro dhe me simptoma gastro-intenstinale, me diarre dhe të vjella. Të vjellat janë karakteristike nga 3-mujorin e parë, por nëse ato shtohen janë shkak i gripit. Në rast se nuk përmirësohet, duhet të kontaktoje me mjekun. Përveç paracetamolit me rëndësi është që të merren lëngje me shumicë. Shtimi me sasi i vitaminës C, lëng portokalli, lëng limoni. Në rast se brenda javën nuk ndalojnë simptomat, duhet të paraqiteni tek mjeku. Ekzistojnë disa medikamente të tjera që rekomandohen tek gratë shtatzëna, Tamifluja. Por kjo jepet vetëm në rastet dhe kushtet spitalore. E rëndësishme është që nuk duhet të përdoren antibiotiku pa këshillën e mjekut”, tha ajo.
Në fund të bisedës, mjekja dha një mesazh të qartë për gratë shtatzëna, duke shtuar se: “Vazhdimisht ju them pacientëve; shtatzënia nuk është sëmundje, por një dhuratë e madhe. Një moment i bukur, ndaj përbetoheni siç duhet. Mos u frikësoni! Në rast se ju do jeni korrekt me këshillat, do kontaktoni me mjekun tuaj në momentin e duhur, atëherë asgjë nuk ka për të ndodhur”, transmeton media shqiptare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bernë
Ambasada e Kosovës në Bernë njofton mërgatën: Më 6 qershor 2026 hapen qendrat e votimit në Zvicër Votimi fizik për qytetarët e regjistruar paraprakisht zhvillohet në Bernë, Gjenevë dhe Cyrih – lejohet edhe... -
Gjermani
Leonit Jashari nënshkruan me VfL Wolfsburg, talenti shqiptar vazhdon ngjitjen drejt futbollit elitar -
Finlandë
Rina Januzi triumfon në Finlandë, fiton trofeun e festivalit prestigjioz “Can U Louhela Jam 2026” -
Suedi
Histori frymëzuese nga Suedia: Mihrije Fejza specializon me sukses në stomatologji -
Austri
Mes dy kulturave, një sukses, historia e Algjerina Ruhanit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra mban një nga normat më të ulëta të papunësisë së të rinjve në Evropë Sistemi dual i arsimit profesional si çelës i suksesit ekonomik dhe integrimit në tregun e punës... -
Raporti Botëror i Pasurisë: Shtohen dy milionë milionerë të rinj brenda një viti -
Zvicër: Parlamenti kërkon kontroll të rreptë të kufijve, por nuk ka para për ta realizuar -
Zvicra mobilizon 4,000 ushtarë për sigurinë e Samitit G7 në Evian -
Përdorimi i kokainës vazhdon të rritet në Zvicër












