Lajme
5 masat e reja në Gjermani, gjoba deri 20 mijë euro
Por, disa masa do të lehtësohen deri para 4 majit, kur do të merret vendimi i ardhshëm
Angela Merkel, Kancelarja e Gjermanisë ka njoftuar masa të reja për të luftuar koronavirusin.
Merkel urdhëroi të gjithë qytetarët të mbajnë një distancë prej 1.5 metra largësi, duke paralajmëruar se kush nuk e zbaton këtë masë, do të gjobitet nga 250 euro deri në 20 mijë euro, përcjell albinfo.ch.
Ajo ka falënderuar 17 landet për një politikë unike, si dhe qytetarët për zbatimin e rregullave.
Merkel e ka quajtur një “sukses të brishtë” atë që është arritur deri tani në Gjermani, e cila vijon të shënojë numër të vogël viktimash, duke shtuar se “nuk duhet të harrojmë se virusi është ende në ajër dhe ende s’ka vaksinë”.
Por, disa masa do të lehtësohen deri para 4 majit, kur do të merret vendimi i ardhshëm.
5 masat e reja:
- 1,5 m largësi mes njerëzve. Nëse nuk do zbatohet do zbatohen gjobat (250€-20.000€)
- Do të zhvillohet një App për telefona që do instalohet me dëshirë dhe do të funksionojë për paralejmërim se kush mund të jetë i sëmurë.
- Pas 4 majit hapje e shkallëzuar e shkollave. Një herë ata që janë para provimeve, diplomimeve dhe të shkollave do të kenë përparesi.
- Dyqanet do të hapen nga java tjetër nën mbajtjen rigoroze të rregullave.
- Parukeritë do të hapen pas javës tjetër, pasi të përpilojne një plan/ rregullor higjenik për trajtimin e klientëve.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












