Lajme
Ndikimi global i COVID-19 në sipërmarrje dhe biznese
COVID-19 ka ndikuar në pothuajse çdo sektor të ekonomisë amerikane. 97% e popullsisë gjendet në masa karantine dhe sipas shifrave të fundit të papunësisë, rreth 20 milionë amerikanë tashmë janë të papunë, tregues i qartë se ndikimi i virusit është i gjerë. Si gjithnjë, situata të ndryshme ofrojnë oportunitete për disa biznese edhe në kohë të vështira, ku dhe në këtë rast, konfirmohen biznese me rritje ekonomike, si në rastin e shërbimeve të shpërndarjes.
Visar Tasimi
COVID-19 ka ndikuar në pothuajse çdo sektor të ekonomisë.
97% e popullsisë gjendet në masa karantine dhe sipas shifrave të fundit të papunësisë, rreth 20 milionë amerikanë tashmë janë të papunë, tregues i qartë se ndikimi i virusit është i gjerë.
Si gjithnjë, situata të ndryshme ofrojnë oportunitete për disa biznese edhe në kohë të vështira, ku dhe në këtë rast, konfirmohen biznese me rritje ekonomike, si në rastin e shërbimeve të shpërndarjes (delivery), e-commerce (Amazon dhe të tjerë), supermarkete me shërbime online dhe sektor të tjerë që vazhdojnë prodhimin dhe shërbimet të nevojshëm. Në analiza ekonomike afatshkurtra, duket se këto biznese dalin fitimtar, por me numrin e papunësisë kaq të lartë brenda një kohe të shkurtër, edhe këto biznese janë të rrezikuara me rënie ekonomike.
Linjat ajrore, biznese hotelerie, restorante dhe shumë të tjerë po vazhdojnë të punojnë me 10% të kapaciteteve normale, ose janë të pezulluar plotësisht në ketë kohë karantine.
Këto biznese janë në sfidë për mbijetesë. Akti ligjor “CARES Act” me vlerë 2.2 Trillion USD është përgjigjja e qeverisë së SHBA-së ndaj situatës aktuale, ku 500 miliardë USD janë vendosur në dispozicion për bizneset e mëdha në formë kredie, 350 miliardë USD për bizneset e vogla, ku kredia falet nëse fondet përdoren për të paguar punëtorët (Paycheck Protection Program) gjatë kohës së karantinës, 300 miliardë USD në ndihma direkte për popullsinë gajtë muajit prill dhe disa masa ndihmëse të tjera, me qëllim mbrojtjen e konsumatorit dhe biznesit.
CARES Act ka vlerën e 10% të GDP-së totale amerikane. Pikëpyetja mbetet nëse janë këto masa të mjaftueshme? Ndërkohë plani i përgjithshëm do të varet nga rruga që do të marrë Covid-19.
Në lajmet e fundit, guvernatorët e bankave të shtatë shteteve të Veri-Lindjes së Amerikës po planifikojnë hapjen e ngadaltë gjatë muajit maj, ku përhapja (ose mospërhapja) e Covid-19 do të tregojë se sa shpejt mund të rimëkëmbet ekonomia. Kjo është një indicie pozitive, pasi deri vonë fokusi i masave ishtë në ndalimin e përhapjes së virusit, ndërkohë tani po kthehet në një planifikim për rindërtimin e ekonomisë.
Nuk ka “shërim” të ekonomisë pa shërim të popullit – prandaj sa më shumë të qëndrojmë në shtëpi, të respektojmë masat, aq më shpejt do kthehemi tek bizneset, punët, dhe jeta normale para virusit.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026 Orari i ri i trenave të Zvicrës për vitin 2026 hyn në fuqi më 14 dhjetor.... -
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35 -
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet












