Lajme
Lirohen 3 shqiptarë nga burgu për dëbim: Nuk mund të riatdhesohen për shkak të virusit
Tre shqiptarët janë lënë të lirë, duke ndjekur udhëzimin nga gjykata kompetente. Në këtë rast nuk mund të parandalohet kalimi i tyre në ilegalitet
Kantoni i Bernës ka liruar 14 persona nga paraburgimi për dëbim pasi që aktualisht nuk mund të transportohen për në vendin e tyre, për shkak të krizës së koronavirusit, shkruan sda.ch
Në mesin e tyre tyre janë tre shqiptarë, të dënuar për tregti me drogë.
Drejtori për çështje të sigurisë në Kantonin e Bernës Bernës, Philippe Müller (FDP) ka konfirmuar një artikull të botuar në gazetën “Berner Zeitung”, i cili bën fjalë rreth kësaj.
Tre shqiptarët janë lënë të lirë, duke ndjekur udhëzimin nga gjykata kompetente, transmeton albinfo.ch. Sipas Müller, në këtë rast nuk mund të parandalohet kalimi i tyre në ilegalitet. Kjo pasi që monitorimi nuk është i lejuar me ligj.
Ndryshe, 14 personat me shtetësi të huaj janë liruar përmes të ashtuquajturit ligj administrativ i imigracionit pasi që nuk është e sigurt se kur do të rifillojnë lidhjet ajrore me vendet e tyre të prejardhjes, përcjell albinfo.ch. “Një arrestim i sërishëm i tyre do të ishte disproporcional” ka thënë Müller.
Ndër personat e liruar janë gjashtë azilkërkues, kërkesa e të cilëve është refuzuar dhe ata ishin në pritje të dëbimit, shkruan BZ, duke iu referuar Drejtorisë Kantonale të Sigurisë
“Ata të burgosur të huaj që përbëjnë kërcënim të konsiderueshëm për sigurinë dhe rendin publik nuk duhet të lirohen për shkak të vështirësive të përkohshme të zbatimit, përcjell albinfo.ch. Në rastin e tre tregtarëve me drogë, gjykata kompetente ka konsideruar se një zgjatje e paraburgimit të tyre do të ishte gjithashtu disproporcionale nga pikëpamja e sigurisë publike”, ka thënë veç jerash Müller.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër Ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike mund të ulin kërkesën për disa lloje banesash, veçanërisht apartamentet në... -
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë













