Lajme
Bien remitancat, migrantët dërgojnë më pak para
Kjo përkthehet në miliarda dollarë më pak për familjet në Afrikë, në Lindjen e Mesme e gjetkë.
Është bërë e ditur, sipas një studim i ri i Bankës Botërore se parashikohet një ulje me një të pestën këtë vit të remitancave apo parave që migratët në Evropë, që vijnë nga vende me të ardhura të ulëta e të mesme, do të dërgojnë drejt shtëpive të tyre, nxitur nga rënia ekonomike globale si pasojë e koronavirusit.
E gjitha kjo përkthehet në miliarda dollarë të humbura për familjet në Afrikë, në Lindjen e Mesme e gjetkë.
Pothuajse çdo biznes në një qytezë në periferi të Parisit, në Montreuil, është i mbyllur në atë që normalisht është një rrugë plot zhurmë, përveç agjencisë ku bëhen transferta parash, “Western Union”. Megjithatë, edhe aty ka pak të klientë.
Retiree Boubacar Baka i dërgoi familjes së tij në Abidjan, një shumë parash, si çdo tre muaj. Ai thotë se nuk janë shumë, pasi ndodhet ngushtë këtë periudhë dhe shton se familja e tij ka nevojë të ushqehet.
Për shkak se shumë banorë të kësaj qyteze janë afrikanë, veçanërisht nga Mali, Montreuil-i ndonjëhere quhet “Bamako i vogël”. Këto ditë, punonjësi i “Western Union-it”, Sidi Djiabate, i cili gjithashtu është nga Mali, ka qenë i zënë me punë. Ai i dërgoi dhe një shumë të vogël parash familjes së tij në Mali, dhuratë për Ramazanin. Ai thotë se e ka punën e sigurt për shkak se punon këtu. Por thotë se kjo është një periudhë e vështirë për vendin e tij, që gjithashtu është prekur nga koronavirusi. Në kushtet kur kufijtë e Malit janë mbyllur si masë për të ngadalësuar përhapjen e pandemisë, Djiabate thotë se njerëzve po u mungojnë produkte bazë, si sheqeri.
Franca është një nga “eksportuesit” më të mëdhenj në Evropë të remitancave. Diaspora afrikane në këtë vend, që vlerësohet të jetë rreth 3.6 milionë njerëz, në 2017 dërgoi më shumë se 10 miliardë dollarë në shtëpi.
Por largimet e përkohshme nga puna të shkaktuara nga koronavirusi po ndikojnë tek dërgesat. Punonjësit e një agjencie “Western Union” në Montreuil nuk pranuan të intervistohen, por thanë se klientelët e tyre kanë rënë ndjeshëm javët e fundit. Por ka edhe arsye të tjera për ngadalësimin e remitancave. Njëra lidhet me atë të mbylljes së një numri zyrash ku transferohen para për shkak të masave ndaj koronavirusit. Agjenci si “Western Union” kanë nisur fushata reklamuese, duke nxitur klientët të dërgojnë paratë përmes internetit apo aplikacioneve në telefon. Por jo të gjithë kanë një kompjuter apo një telefon inteligjent.
Laurent Russier, kryetar i Bashkisë së një qyteti aty pranë, Saint-Denis, ku rreth një e treta e popullsisë kanë lindur jashtë vendit, thotë se disa dërgesa po marrin tjetër drejtim. Ai thotë se migrantët që kanë humbur vendin e punës këtu, po marrin para nga familjet e tyre.
Banka Botërore parashikon që vetëm Afrika mund të humbasë këtë vit më shumë se 11 miliardë dollarë në remitanca nga diaspora e saj. Ekspertët druhen se edhe investimet dhe ndihma e huaj gjithashtu do të pësojnë ulje. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! Rrjeti global ICCAR i UNESCO-s dhe organizata Nova Project prezantojnë edicionin e 5-të të ICCAR Youth... -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
Gazeta zvicerane NZZ am Sonntag shkruan për GP Aviation dhe për borxhet e pashlyera -
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet në autostradat zvicerane u rritën ndjeshëm në vitin 2025 Bllokimet në autostradat e Zvicrës janë përkeqësuar ndjeshëm gjatë vitit 2025, duke arritur në gati 68... -
Ministri zviceran: Vala e të nxehtit është pasojë e ndryshimeve klimatike -
Sindikatat në Zvicër nisin betejën kundër ndryshimeve në pagën minimale -
Zvicra do të presë një vit për bilancin e viktimave nga vala e të nxehtit -
Zvicra përballet me turizëm të mbipopulluar pavarësisht subvencioneve














