Lajme
Kosovari 70-vjeçar “ia shkel” 158 km në orë, mbetet pa patentëshoferi
Zyra e prokurorit publik në Sursee tashmë ka filluar një procedurë hetimi për pensionistin
Një pensionist 70-vjeçar me shtetësi kosovare është kapur të mërkurën pasdite nga radari policor për kontroll të shpejtësisë, shkruan Luzerner Zeitung.
Pensionisti është kapur në orën 16:18 në Altbürerstrasse në St. Urban të Kantonit të Luzernit kur ishte duke zhvilluar me makinën e vet një shpejtësi prej 158 kilometrash në orë, transmeton albinfo.ch. Këtë shpejtësi ai e ka zhvilluar në një rrugë ku lejoheshin vetëm 80 kilometra në orë.
Kosovari është arrestuar pak më vonë në vendbanimin e tij, por është lejuar të shkonte në shtëpi, pasi është marrë në pyetje. Megjithatë, atij i është marrë menjëherë patentshoferi.
Zyra e prokurorit publik në Sursee tashmë ka filluar një procedurë hetimi për pensionistin, përcjell albinfo.ch. Ai duhet të arsyetojë veten për tejkalimin “brutal” të shpejtësisë së lejuar.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar














